• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi debatin për pranimin e studentëve të huaj në Shqipëri

by Ilir Yzeiri
23/07/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Dje shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi botoi shkrimin «Ku mund t’i gjejnë studentët universitetet tona?», fillimisht në profilin e tij në FB dhe pastaj që aty ai u mor dhe u botua në disa media on-line. Reagimi i parë erdhi nga Artan Fuga i cili, po ashtu, nga profili i tij në FB e rrëzoi pretendimin e Blushit se universitetet tona mund t’i gjejnë studentët edhe nga vende si India, Pakistani e ndonjë tjetër, duke lënë të kuptohet se këto vende i kanë universitetet në nivele të larta dhe në rankimin e përgjithshëm janë në pozicione të lakmueshme. Nuk dua të merrem me Fugën, sepse ai është një vizion që vjen nga gjendja aktuale e sistemit arsimor shqiptar, por dua të shpall hapur se e mbështes vizionin e Blushit dhe do përpiqem ta argumentoj përse.

Qysh në fillim më duhet të them se universitetet shqiptare dhe stafet akademike tonat vuajnë nga deliri provincial i asgjësë dhe nuk e pranojnë që, veç tyre, ka edhe pedagogë e profesionistë të arsimit të lartë shqiptar sot në botë të cilët, qysh në vitin 2016, kanë shprehur dëshirën dhe kanë hartuar platforma për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.

Një ndër ta është Instituti ALB-shkenca që ka në gjirin e tij pedagogë e studiues shqiptarë të diasporës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Mjaft të kujtojmë që këtë institut në fillim e ka drejtuar Prof. Niko Qafoku, shkencëtari më i shquar shqiptar dhe ndër dy apo tre të rrallët që ka hyrë për të tretin vit radhazi në 2% e shkencëtarëve më me ndikim në botë, sipas depozituesit të të dhënave Elsevier (https://elsevier.digitalcommonsdata.com/datasets/btchxktzyë/7).

Ky organizëm që sot drejtohet nga një pedagog shqiptar, nga prof Gentian Zeneli, pedagog i së drejtës ndërkombëare dhe i të drejtave të njeriut në Oslo, Norvegji, që në vitin 2016 i ka dërguar një platformë qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në të cilën kanë parashtruar idetë dhe angazhimin e tyre në mënyrë që universitetet shqiptare të bëhen pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të universiteteteve botërore dhe kështu të krijohet mundësia që këtu të vijnë të studiojnë edhe studentë të huaj.

Informacionet për të gjitha këto mund të gjenden këtu (https://alb-shkenca.org/#). Ornela Dardha është një tjetër pedagoge ekselente në universitetin e Glasgout në Skoci. Ajo ka mbaruar universitetin La Sapienza në Romë dhe që aty ka fituar postin e pedagoges në Glazgou. Para dy vjetësh ajo u nderua nga qeveria italiane si një nga 5 shkencëtaret më të mira në botë në fushën e shkencave kompjuterike. Unë e kam intervituar dy herë në emisionin tim ADN https://www.youtube.com/results?search_query=rtsh+adn+ornela+dardha dhe kam mësuar se ajo është e para që revolucionarizoi gjuhën e kompjuterit, dhe ky zbulim i saji përdoret sot në të gjithë ata që programojnë gjuhën e kompjuterave. Me të kam biseduar edhe për mundësinë që ajo të kontribuojë në Shqipëri, dhe ajo vetë më ka thënë që Tirana është një mundësi e artë që të thithë studentë nga Omani fjala vjen të cilët vijnë në Skoci dhe paguajnë kosto të mëdha, por fare mirë mund të vinin në Tiranë nëse universitet shqiptare do të ishin të njohura në botë. Artan Fuga ka të drejtë kur thotë se si mund të vijnë te ne studentë nga India apo Pakistani.

Po, është e vërtetë, nuk mund të vijnë sepse nëse ti kërkon në google ndonjë informacion për universitetet shqiptare ti nuk gjen asgjë të shkruar në anglisht, ose edhe ato faqe në anglisht kanë vetëm propogandë për titullarët dhe ndonjë provincializëm tjetër. Platforma e Alb-Shkencës që i është drejtuar qeverisë shqiptare që në vitin 2016 e deri në vitin 2023 është një thirrje e dëshpëruar për të bërë rrjetëzimin e universiteteve shqiptare në rajon me stafet akademike shqiptare që punojnë në universitetet e huaja. Por kjo ka një kosto. Publikimet. Dhe ata kanë propozuar se si mund të ndërtohen revista dhe platforma ku të botojnë shkencëtarët e pedagogët shqiptarë në mënyrë që të njihen nga opinion shkencor në botë. Por kjo kërkon mund dhe frymëzim.

Eda Derhemi, një studiuese e pasionuar e albanologjisë në një shkrim të sajin në revistën « Peizazhe të Fjalës », me titullin ÇAM, pasi tregon masakrat e grekëve mbi çamët, ndër të tjera, thotë pastaj se stereotipia dhe gënjeshtra që çamët kanë masakruar grekët në bashkëpunim me gjermanët dhe se ata kanë qenë mbi 2000 të rekrutuar në batalione apo çeta, është ngulitur deri edhe në narrativën e profesorëve të Greqisë me të cilët ajo ka biseduar, sepse po të kërkosh në google për këtë masakër, të dalin vetëm tekstet e historianëve dhe institucioneve greke.

Ndrësa e vërteta jonë nuk gjendet askund, sepse ne nuk kemi institucione as universitete as katedra dhe aq më keq as Akademi që të jetë e pranishme në rrjetet informative shekncore me botime e hulumtime mbi masakrën e grekëve mbi çamët. Ndaj dhe një amerikan, një francez apo një polak nuk mund të dijë të vërtetën mbi Çamërinë se ne nuk dimë të tregojmë atë, sepse institucionet tona akademike janë të vdekura. Pikërisht këtë ringjallje propozojnë Instituti Alb-shkenca dhe të tjerë shkencëtarë shqiptarë që janë në katedrat e universitetetev perëndimore. Për ta përfunduar, po sjell edhe një shembull që e kam ndjekur vetë. Një tjetër personalitet i shkencës shqiptare, prof Arben Merkoçi, që ka sjellë për të tretin apo të katërtin vit me radhë veprimtaritë më të mëdha shkencore të Nanoteknologjisë, madje duke sjellë këtu edhe nobelistë që të referojnë në këto veprimtari, prej disa vjetësh ka kërkuar dhe ka bërë platformën përmes akademisë së shkencave që të ngrihet në Tiranë Instituti Ndërkombëtar Ballkanologjik i Nanoteknologjisë. U duk se qeveria do ta mbështeste. Madje, vetë zoti Rama mori pjesë në dorëzimin e një godine në Universitetin Bujqësor pikërisht për këtë projekt.

Po kanë kaluar tre vjet dhe godina është bosh. Përse ? Sepse ai projekt nuk përputhet me narcizizmin dhe provinacializmin e përfytyrimit të dijes e të shkencës në Shqipëri. Nëse ai Insitut do të ishte vënë në punë, sipas zotit Merkoçi, aty do të vinin të punonin edhe nobelistë, sepse kushtet e jetesës dhe të klimës në Tiranë janë fantastike. Por ata do të tërhiqinin me vete edhe qindra e qindra doktorantë që do të ambientoheshin në Universitetin Bujqësor apo kudo tjetër në Tiranë. Niko Qafoku, që përmenda në fillim punon sot në Laboratorin Kombëtar PACIFIK NORTHWEST. Edhe ai është gati që të sjellë në Shqipëri një laborator me ato përmasa e me po atë cilësi si ai që punon vetë dhe të krijojë mundësinë që të vijnë këtu studentë e doktorantë nga ata vende të ndryshme të botës.

Ndaj Ben Blushi ka të drejtë. Por problemi është se qeveria shqiptare ka një vizion tjetër. Mjaft t’ju them që platforma e ALb-Shkencës ka vite që qëndron në zyrat e qeverisve të Shqipërisë e Kosovës dhe askush nuk përgjigjet. Nuk mjafton kjo. Në Tiranë janë organizuar dy Kuvende të Diasporës por në të dyja këto kuvende, të vetmit që nuk janë ftuar janë përfaqësuse të ALB-Shekncës. Sepse vizioni i folklorit nuk mund të bashkëjetojë me atë të shkencës.

Next Post
Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In