• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi debatin Kajsiu–Bushati

by Namir Lapardhaja
10/06/2025 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Ndërkohë që opozita shfaqet si një trup pa shpirt, pa ide dhe në vdekje klinike, e vetmja gjë që po ndodh përtej saj është debati midis gazetarëve Andi Bushati dhe Blendi Kajsiu. Ky debat, edhe pse nuk lind brenda strukturave të një partie funksionale, ashtu siç do duhej të zhvillohej, është një nga pak proceset reale të mendimit kritik që po zhvillohen sot rreth së djathtës. Paradoksalisht nga dy të majtë.

Bushati, dikur një nga kritikët më të ashpër të Berishës dhe të Partisë Demokratike, është shndërruar sot në një mbrojtës të flaktë dhe tejet agresiv të po këtij konfigurimi politik. Ky transformim është i çuditshëm: si është e mundur që një figurë që për vite me radhë ka folur për “bandën e PD-së” sot e konsideron atë si alternativë të vetme ndaj pushtetit të Ramës, pa shpjeguar çfarë ndryshimesh thelbësore kanë ndodhur brenda saj? Kjo dilemë i jep një karakter kontradiktor qëndrimeve të tij aktuale.

Në krahun tjetër, Kajsiu, i cili ndryshe nga Bushati, ka ruajtur një konstante dhe kritik konstruktive ndaj opozitës, dhe i qartë në problematikat e pushtetit. Ai ka artikuluar prej kohësh idenë se për të pasur një opozitë të besueshme, PD-ja duhet të ndryshojë fytyrë, të modernizojë ligjërimin dhe të shkëputet qartë nga trashëgimia e saj autoritare. Ndryshe nga Bushati, Kajsiu nuk e ka ndërruar vijën e tij kritike, duke vazhduar të kërkojë një ndryshim rrënjësor dhe të domosdoshëm, duke mos u ngatërruar në mbrojtje personale apo emocionale ndaj figurave të vjetra politike.

Një detaj domethënës është fakti që Kajsiu, deri vonë në periferi të sulmeve politike, është sulmuar së fundmi si “analist i bandave dhe i krimit”, një gjuhë linçuese pikërisht kundër së cilës flet Kajsiu si një domosdoshmëri që i duhet PD-se për të qenë alternativë ndaj gjuhës së drujtë të pushtetit dhe të sistemeve autoritare në përgjithësi.

Sulmimi i Kajsiut me këtë lloj gjuhe tregon që PD-ja jo vetëm që nuk dëshiron të shkëputet nga e shkuara, por si pacienti i sëmurë, ka humbur edhe dëshirën për t’u shëruar.

Edhe pse të dy vijnë nga formime dhe bindje të majta, vlen të përmendet se pozicionet e tyre janë të qarta. Kajsiu artikulon një kritikë dhe vizion për ndryshim të opozitës, në mënyrë që të jetë alternativë reale dhe e besueshme, kurse Bushati, në të kundërt, është kapur pas një ligjërimi që duket më shumë si zgjatim i retorikës së Berishës dhe njerëzve të tij, gjë që, në fakt, nuk bën gjë tjetër vetëm se i jep edhe më shumë të drejtë tezave të Kajsiut rreth asaj që do duhet të bënte ndryshe opozita dhe PD.

Gjithsesi, edhe pse PD-ja nuk prodhon asnjë ide të re e as ndonjë alternativë të besueshme, është pozitive që dy analistë të majtë debatojnë dhe diskutojnë rreth saj. Në mungesë të politikës, kemi një përplasje idesh që ndriçon terrin e zhurmshëm të opozitës së sotme, e cila përgatitet të shkojë me pushimet e verës për t’u rikthyer sërish në shtator e për të përsëritur të njëjtat gabime të së shkuarës.

Next Post
“Hajde urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama kur fitoi mandatin e deputetit

"Hajde urime se na çmende", Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama kur fitoi mandatin e deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In