• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

by Mero Baze
09/04/2026 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një debat jashtë çdo logjike lidhur me atë që quhet pastrim parash në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, duke e shpjeguar atë jo me ndonjë mekanizëm konkret se si bëhet, por me çmimet e rritura të banesave në treg.

Në parim, që të pastrosh para në një biznes, duhet të kesh një mekanizëm që të investosh para të padeklaruara dhe të marrësh një produkt të formalizuar shtrenjtë, me qëllim që të kesh para të pastra nga shitja e mundshme e tij.

Qeveria shqiptare vit pas viti, që nga koha e PD, ka qenë e kompleksuar nga akuzat për pastrim parash në Shqipëri, madje edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe vetëm ka ashpërsuar ligjet dhe mekanizmat kundër përdorimit të parave cash në ekonomi. Ne sot mund të jemi nga vendet e pakta në Evropë që e kemi aq të formalizuar procesin e ndërtimit, fjala bie, sa i vetmi zë ku mund të bëhet një farë spekulimi është diferenca mes pagave reale dhe atyre formale. Por ai nuk është pastrim parash. Se nga ai proces thjesht ti nuk shton dot shpenzimet e tua, pra humbet më shumë se sa fiton.

Gjithë proceset e tjera në ndërtim janë tërësisht formale, që nga blerja e betonit, hekurit, instalimeve etj., të cilat janë të detyrueshme të bëhen me llogari bankare, pasi nuk kolaudohet objekti.

Pra një ndërtues ka realisht asnjë mundësi të financojë një ndërtim me para cash. Ai thjesht mund të deklarojë rroga më të ulëta se sa janë realisht, duke përdorur pagën minimale si kufi, por kjo mund të prodhojë evazion të lehtë fiskal, por jo pastrim parash. Madje kjo i heq mundësinë investitorit të rrisë shpenzimet që të ngushtojë normën e taksimit në shitje.

Pak a shumë ky është i gjithë procesi i “kriminalizuar” i ndërtimit, për të cilin gjithë populli shqiptar, për shkak edhe të retorikës së opozitës, e përfytyron si një lumë i madh që kalon poshtë pallateve, pastron paratë e ndërtuesit dhe ikën diku derdhet në det.

Gjithë këta akuzues popullorë të ndërtuesve kapen me çmimet e larta në treg të banesave dhe arsyetojnë se kjo vjen ngaqë ndërtuesit duhet të pastrojnë para. Siç e shpjegova, qeveria jonë e ka formalizuar aq shumë procesin e ndërtimit sa edhe gozhda nuk blihet dot cash. Në fund të ndërtimit, banesa ka një vlerë që bazohet mbi koston e ndërtimit të saj dhe diferenca mes saj dhe shitjes tatohet.

Ndërkohë që taksat e ndërtimit në Shqipëri janë një masakër e vërtetë, pasi mes të tjerash janë edhe paraprake. Një ndërtues nga këta të mëdhenjtë që ndërtojnë komplekse duhet të paguajë nga 4 deri në 7 milion euro taksa paraprakisht. Një ndërtues që i gjen kaq lekë në bankë paraprakisht është hero. Mendo që pas kësaj atij i duhen para të tjera po formale për të ndërtuar. Pra pasi ndërtuesi mbytet me taksa, të cilat nuk t’i merr njeri në para cash por me para banke, dhe pasi duhet të ndërtojë çdo gjë me para të deklaruara, i thonë ti pastron para se i shet shtrenjt.

Edhe ky është një mit tjetër. Banesat në Shqipëri kanë qenë më lirë kur ndërtohej në mënyrë informale, pra kanë qenë lirë kur, nëse flasim me gjuhën e sotme, “pastroheshin para”, pasi mund të ndërtoje cash. Kur ti ke një produkt të investuar të gjithin me para banke, çdo shitje nuk është pastrim parash por fitim i tatuar. Pastrim parash është ta ndërtosh një objekt me lekë të padeklaruara dhe ta shesësh shtrenjt, jo të paguash paraprakisht miliona euro taksa, të ndërtosh dhe me para të kontrolluara nga bankat.

Çmimi i banesave është rritur nga rritja e kostove të ndërtimit, nga cilësia e lartë e ndërtimit që natyrisht ka kosto të tjera dhe mes të tjerash edhe nga kërkesa e tregut. Në tregun shqiptar ka hyrë blerësi i huaj në zonat bregdetare, ka hyrë blerësi i diasporës në qendrat urbane dhe blerësi i Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë si në qytet ashtu dhe në bregdet. Dhe natyrisht ka një ofertë më të shtrenjtë, por shumë herë më të ulët se vendet tona fqinje bregdetare.

Miti tjetër është se çiftet shqiptare nuk blejnë dot shtëpi. Është e vërtetë që nuk është aq e lehtë të blesh një banesë, por askund në botë nuk është. Shqipëria është vendi i parë në Evropë ku qytetarët zotërojnë një banesë. Kam idenë se jemi mbi 85 për qind e popullsisë që kemi një banesë tonën, nga 30 apo 40 për qind që janë vendet evropiane.

Dhe së fundmi, ndërtimi po tërheq pas disa degë të rëndësishme të ekonomisë dhe po mban në këmbë ekonominë shqiptare duke ruajtur dhe ritmin e rritjes së turizmit. Shqipëria po merr në rrugë formale rreth 5 miliard euro në vit nga turizmi dhe besoj dhe nja 3 të tjera të padeklaruara që shkojnë direkt pa taksa në xhepat e qytetarëve që japin shtëpi me qira apo ofrojnë shërbime turistike ambulante. Shqipëria ka një plan investimi vjetor që, nëse e llogarit nga lejet e dhëna, kërkon rreth 10 miliard euro në vit investime në ndërtim.
100 për 100 e ndërtuesve shqiptarë janë klientë të bankave dhe kreditë e tyre janë të verifikueshme. Edhe pse është për të qeshur kjo legjendë e pastrimit të parave në ndërtim, që nënkupton botën e drogës, duhet të themi se ata mund të jenë vetëm blerës të formalizuar në tregun e ndërtimit në Shqipëri dhe kjo në Shqipëri është gati e pamundur të futësh në bankë para cash.

Të tjerë thonë që pastrohen paratë e korrupsionit. Dhe kjo është edhe më banale. Shqipëria ka rreth 1 miliard investime të prokuruara në vit dhe ato në fund të vitit dështojnë. Nuk e di sa përfytroni taksën e korrupsionit në këto investime, por nëse do ta vëmë 10 për qind i bie 100 milion euro, nëse i vëmë 20 i bie 200 milion euro, por edhe nëse doni të çmendeni e të thoni që shteti i vjedh të 1 miliard eurot, prapë janë shumë më pak se 10 miliard euro që japin bankat për investime në vit.

Prandaj, derisa lodheni të gjeni pastrues parash në ndërtim, bëjini presion qeverisë të lehtësojë procedurat për mijëra emigrantë shqiptarë që dërgojnë para në atdhe, disa me bankë e disa cash, të mos t’i arrestojnë në aeroporte ato nënat plaka me nga 10 mijë euro që ua japin djemtue në perëndim, e t’ua sekuestrojnë, se ata janë fiks ata që duan të blejnë ndonjë shtëpi për vete apo djalin këtu. Po qe se mbeten të pastrojnë ata ato 10 mijë euro, dakord jam t’i pastrojmë, se të emigrantëve shqiptarë janë.

E kundërta është e vërtetë në Shqipëri dhe nuk është për t’u lavdëruar. Qeveria ua ka bërë të pamundur qytetarëve të thjeshtë që duan të blejnë një shtëpi me kursimet e tyre dhe ndihma të familjarëve jashtë shtetit që të paguajnë shumën nëse nuk u vjen me bankë dhe nëse nuk bëjnë dhjetëra kontrata borxhi me ta. Pasi ua ka marrë frymën ndërtuesve me taksa dhe dhjetëra agjenci kontrolli që janë të gjithë hajdutë gjobaxhinj, që duan edhe para cash, tani duhet të keqëpërdoren edhe si pastrues parash, që në fakt as kanë të kujt t’i pastrojnë dhe as kanë si t’i pastrojnë.

Sa për çmimet e banesave, ato nuk ulen nga ligjet e tregut, por nga politikat sociale të qeverisë. Qeveria u merr taksa ndërtuesve aq shumë sa nuk e meritojnë. Me ato taksa le të hyjë në treg si blerëse apartamentesh dhe të krijojë politika sociale për qytetarët.

Gati 10 per qind e taksave shkon ne xhepa te qeverise pertej tatimit mbi fitimin. Në gjithë botën strehimin e zgjidhin politikat qeveritare, nuk e zgjidhin ndërtuesit. Ndërtuesit ndërtojnë për të shitur, jo për bamirësi. Qeveria që u merr taksat le të mendojë për qytetarët. Paratë ndërtuesve në emër të qytetarëve ua merr.

Next Post
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

Comments 1

  1. KaçaPinca says:
    51 minutes ago

    Ml qafsh Mero, vetë e ke shkruajtur ?
    Jallaaaaaa po ta keshë ujdisur vetë.
    Duket sikur e ka shkruajtur Gjokutaj apo Çoçoli apo ndonjë tjetër, por kurrsesi ti.
    Nuk ke formim deri në këtë nivel, se pastaj do na bëhesh edhe ti si Lubonja, Tan Hoxhë – presidenti, Bushati, apo dreqi e shejtani në tufë të këtyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In