• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 900 të vrarë e të zhdukur në kufi gjatë diktaturës, Sula: Nuk ka gjurmë

by A R
28/08/2024 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, u mbajt të mërkurën simpoziumi “Nga e kaluara në përkujtim: Kufijtë e diktaturës 1944–1991”.

Aktiviteti u organizua nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944–1991 (AIDSSH) në bashkëpunim me Shoqatën Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë, Bashkinë e Pogradecit, Departamentin e Historisë (FHF); Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup; Institutin e Integrimit dhe Ish-të Përndjekurve Politikë dhe ICMP-në.

Simpoziumi synon të respektojë krijimtarinë akademike, me parakushtin që ajo të jetë e bazuar në dokumente dhe dëshmi gojore.

Për shumë të vrarë në kufijtë e Shqipërisë nuk ka varre, dhe as një studim të saktë, një fakt që tregoi edhe drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula.

“Me hapjen e Arkivit kemi konstatuar një udhëzues të kohës i cili i detyronte organet të mos u japin gjurmët familjarëve. Besojmë që ka qenë një dëshirë për t’i shkëputur ngjarjet nga hetimi dhe për ta shkëputur nga kujtesa e nderimet këta persona. Rezulton që në disa raste ka të vdekur e të zhdukur në kufi. Kemi të paktën 10 aplikime në këtë kategori,” u shpreh znj. Sula.

Kalimi i palejuar i kufirit në vitet 1944–1991, sfidat dhe pasojat e tij tek njerëzit që guxuan ta shkelnin atë, dokumentimi i motiveve, ndërtimi i profilit të shkelësit të kufirit, identifikimi i shtigjeve dhe kthimi i tyre në vende të kujtesës, janë disa sfida që i paraprijnë aksionit të AIDSSH për hetimin e vendvarrimeve të dyshuara, për trupat e atyre që nuk iu dorëzuan kurrë familjarëve.

Atë kohë, ndër shumë të përndjekur ishte edhe familja Beci nga Velipoja. Gjek Beci, kryetar i Shoqatës për të Vrarët në Kufi, tregoi historinë e tij personale.

“Edhe më përpara kërkohej të internohej familja, të burgoseshin prindërit. Kur u liberalizua ligji morëm iniciativën me vëllain për t’u larguar. Pabesisht na vranë, megjithëse ishte liberalizuar ligji. Ata na qëlluan pa paralajmërim. Unë kam ngelur i plagosur dhe ka vdekur në vend vëllai im.

Në kufi vetëm në vitin 1989–1990 në rrethin tim janë vrarë 33 veta, që nga 4 vjeç, si Anisa Aleksandër Gruda, 16 vjeç Pëllumb Pëllumbi, një çift i ri i sapofejuar Dhurata Sokoli dhe Elez Kraja, që donin ta ndërtonin jetën e tyre në një vend tjetër, jo këtu ku mungonte liria, dhe shumë të tjerë. Mendohet që në vitet 1944–1991 janë vrarë ose zhdukur në kufijtë e Shqipërisë rreth 980 veta,” deklaroi z. Beci.

/a.r

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Efekti Kamala në sondazhe: +1.3% javën e fundit, +4.6% muajin e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com