• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbi 88 mijë pronarë makinash nuk kanë paguar taksat e automjeteve

by A R
18/12/2015 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­ Rreth 88 360 pronarë automjetesh nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura që prej vitit 1999. Pronarët e mjeteve kanë përfituar nga falja e vitit 2011 ku u janë fshirë detyrimet për 11 vjet, por ata nuk kanë shlyer detyrimet për vitet 2011­2015, detyrimi është i regjistruar në sistem. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se pronarët e mjeteve duhet të shkojnë pranë këtij institucioni të paguajnë detyrimet dhe në rast se nuk e përdorin më mjetin ta çregjistrojnë atë. Borxhi Borxhi arrin në 4.7 miliardë lekë.

Pronarët e mjeteve duhet të paguajnë detyrimet për vitet 2011­2015. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën me dije se në arkivin kombëtar rezulton se ky numër drejtuesish automjetesh nuk ka kryer asnjë veprim, nuk ka paguar taksa apo shërbime të tjera në lidhje me mjetin, që nga data 1.11.1999. Drejtoria bën me dije se këtyre mjeteve në zbatim të ligjit të faljes të vitit 2011, u janë hequr detyrimet deri në 31.12.2010, por duke qenë se pronarët e tyre nuk janë paraqitur për çregjistrim apo rifutje në qarkullim, ata mbeten debitorë për taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitet 20112015.

Shërbimet

Ndërkohë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor nuk ofron asnjë shërbim për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë paguar detyrimet e prapambetura. Pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar taksën e regjistrimit apo taksën e qarkullimit, nuk mund të tërheqin lejet e qarkullimit dhe patentat ndërkombëtare, nuk mund të marrin vërtetime nga tatimet, si dhe shërbimeve të tjera deri në shlyerjen e detyrimit. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor një pjesë e mirë e këtyre mjeteve mund të mos jenë fare ekzistente, mund të jenë çuar për skrap apo kanë dalë nga qarkullimi, por detyrimi vijon për shkak të mos çregjistrimit.

Pagesat e taksave

Përdoruesit e automjeteve janë të detyruar të paguajnë taksat e përvitshme për automjetet dhe nuk duhet të abuzojnë, duke qenë debitorë ndaj shtetit. Deri në fund të këtij viti përdoruesit e automjeteve kanë mundësi të rregullojnë marrëdhëniet e tyre financiare në lidhje me taksat e automjeteve. Kjo pasi jemi pikërisht në periudhën e amnistisë fiskale, e cila do të vazhdojë deri më 31.12.2011. Si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit 10418, datë 21.04.2011, dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave Nr 12, datë 18.5.2011, “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, të gjithë qytetarët duhet të nxitojnë për të përfituar nga falja

Next Post

50 ngjarjet më të rëndësishme / Nga rënia e komunizmit, te Gërdeci e Droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In