• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbi 81 mln infektime dhe 1.7 mln viktima nga COVID. Varianti i ri i virusit përhapet në të gjithë botën

by Java News
28/12/2020 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit më parë planeti tokë është goditur nga virusi më fatal i viteve të fundit, COVID-19. Aktualisht numri total i rasteve të infektimeve ka arritur 81,186,494, ndërkohë që numri i viktimave është 1,772,838 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga worldometer numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 57,330,519.

Vendet të cilat kanë numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi dhe si pasojë kanë pësuar goditjet më të rënda socio-ekonomike janë SHBA e cila kryeson prej kohësh “listën e zezë”, India, Brazili, Rusia, Franca, Anglia, Turqia dhe Italia.

Së fundmi në Britaninë e Madhe është shfaqur një variant i ri i COVID-19, i cili sipas shkencëtarëve shpejtësia e përhapjes së tij është më e madhe, por ka pasoja më të rrezikshme, ndërkohë përhapet edhe më lehtë nëpërmjet fëmijëve dhe të rinjve.

Si pasojë i zhvillimeve të fundit shtetet kanë ndërmarrë masa të reja izoluese edhe shtrënguese duke mbyllur kufijtë me Britaninë e Madhe por virusi po perhapet në të gjithë botën.

Në kryeqytetin spanjoll Madrid mutacioni u konstatua në katër vetë, tha zëvendësministri i shëndetësisë, Antonio Zapatero, në një konferencë shtypi. Të katër personat e infektuar kohët e fundit kishin ardhur nga Britania e Madhe.

Varianti i ri i virusit Corona është shfaqur edhe në Suedi dhe në Franë. Japonia ndërmori menjëherë masa të drejtpërdrejta duke ndaluar që nga e hëna hyrjen e të huajve në vend. Sipas gazetës Nikkei ky rregull është në fuqi deri në fund të janarit. Shkas është zbulimi i variantit të ri të virusit tek persona që kanë ardhur nga Britania e Madhe.

Edhe Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjati gjithashtu vendimin për ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe. Kjo vlen deri në mes të janarit në mënyrë që të parandalohet përhapja e variantit të ri të virusit.

Versioni i ri i koronavirusit, që u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe ka arritur tashmë në Adelaide, Australi.

Autoritetet Shëndetësore në Australi njoftuan se rasti është identifikuar tek një udhëtar që së fundmi ishte kthyer në shtëpi nga Britania e Madhe.

Që pas kthimit, ai u shtrua në spital me urgjencë.

Sipas ekspertëve, mendohet se edhe varianti i ri mund të luftohet nëpërmjet vaksinave të dala në treg për të mposhtur COVID-19. Megjithatë shefi ekzekutiv i BioNTech / Pfizer ka thënë se nëse vaksina do të duhet të ndryshojë atëherë brenda 6 javëve ajo do të jetë gati.

g.kosovari

Next Post
I gjithë stafi me COVID-19/ Mbyllet qendra shëndetësore në Elbasan

Ndërrojnë jetë dy pacientë me COVID te “Shefqet Ndroqi”/ Rritet numri i viktimave në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In