• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

by A R
29/05/2025 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pikën kufitare në Gjirokastër, janë arrestuar 2 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa një është nën hetim në gjendje të lirë, për shkak se në autobusin e nëj agjencie udhëtimi u gjetën 74 240 euro të fshehura, si dhe 15 dokumente të ndryshme të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ranë drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit. Ky i fundit ishte dhe pritësi i shumës së parave. Sakaq ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shoferin tjetër të autobusit.

Paratë e dokumentet e falsifikuara ishin fshehur në autobus, të cilat janë sekuestruar së bashku me 4 celularë në cilësinë e provës materiale.

“Finalizohet nga Policia Kufitare dhe strukturat e DVP Gjirokastër, operacioni i koduar “Pa identitet”.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, goditen një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe një rast i falsifikimit të dokumenteve.   

Gjenden të fshehura në autobusin e një agjencie udhëtimi dhe sekuestrohen  74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara.  Vihen në pranga 2 shtetas (drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë). Procedohet penalisht drejtuesi tjetër i autobusit.

Shpall në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit (pritësi i shumës së parave).

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme që kryejnë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore, kanë goditur në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër dhe me autoritetet doganore, një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe një rast të falsifikimit të dokumenteve. Në dalje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusi i një agjencie udhëtimi, që drejtohej nga shtetasi A. L.. Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur dhe qenin e Policisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani).

Shuma e parave, dokumentet false dhe 4 celularë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit:  

-A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;  

-K. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i agjencisë së udhëtimit dhe dërguesi i dokumenteve false, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 57 vjeç, banues në Dimal, shoferi tjetër i autobusit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, pronari i agjencisë së udhëtimit dhe pritësi i shumës së parave, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. 

Materialet proceduarale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Next Post
Prej disa muajsh në burg, Salianji depoziton kërkesë për lirim të parakohshëm

Prej disa muajsh në burg, Salianji depoziton kërkesë për lirim të parakohshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com