• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mbi 70 kosovarë janë vrarë në Irak dhe Siri

by Java News
11/03/2019 07:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga vitit 2012, kur edhe për herë të parë janë regjistruar rastet e para të konfliktit në Siri dhe Irak janë vrarë 76 kosovarë. Në mesin e vitit 2012 janë regjistruar rastet e para të shkuarjes së kosovarëve në zonën e konfliktit në Siri dhe më pastaj në Irak.

Policia e Kosovës ka treguar për lajmi.net, se që nga ajo kohë e deri më tani janë 253 persona të gjinisë mashkullore që iu kanë bashkëngjitur ISIS-it.

“Që nga viti 2012 e deri më tani janë 253 persona të gjinisë mashkullore që në periudha të ndryshme kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit dhe të cilët trajtohen si luftëtarë të huaj terroristë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në zonën e konfliktit këtyre personave iu kanë bashkuar edhe gratë dhe fëmijët.

“Këtyre “luftëtarëve” iu kanë  bashkëngjitur familjarë të tyre, në zonën e konfliktit, duke përfshirë:  51 gra dhe 52 fëmijë”, bën të ditur policia.

Edhe pas shtatë vitesh, kosovarët përsëri vazhdojnë të jenë prezent në këto zona. Momentalisht sipas të dhënave në zonën e konfliktit janë 44 gra, 48 fëmijë  60 fëmijë tjerë të lindur në zonën e konfliktit

“Aktualisht në zonën e konfliktit gjenden 44 gra, 48 fëmijë dhe 60 fëmijë tjerë të lindur në zonën e konfliktit, së paku nga njëri prind me shtetësi apo me prejardhje nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë për lajmi.net.

Që nga viti 2012 e deri më tani, në Kosovë janë kthyer gjithsej 132 persona të cilët iu kishin bashkëngjitur këtij konflikti, e në mesin e tyre janë gjashtë gra dhe gjashtë fëmijë.

“Numri i personave të kthyer në Kosovë apo edhe në vendet tjera prej nga kanë udhëtuar është 132, përfshirë këtu 120 meshkuj, 6 gra dhe 6 fëmijë”, ka bërë të ditur policia. Në tërë këtë periudhë kohore, 76 meshkuj nga Kosova janë vrarë në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.

“Numri i personave të vdekur në zonën e konfliktit është 79 persona, prej të cilëve 76 persona të gjinisë mashkullore të vrarë, ndërsa 3 persona, përfshirë këtu një person i gjinisë mashkullore, një person i gjinisë femërore dhe një fëmijë i lindur në zonën e konfliktit raportohet të kenë vdekur nga shkaqe natyrore”, ka bërë të ditur Policia.

Po ashtu gjatë këtyre viteve ka pasur edhe persona të arrestuar. Sipas Policisë së Kosovës, që nga viti 2013 në luftën kundër terrorizmit e deri në vitin 2018, janë arrestuar gjithsej 155 persona. Më së shumti të arrestuar ka pasur në vitin 2014, ku policia kishte arritur t’i arrestonte 81 persona. Ndërkaq në tërë vitin që e lamë pas, pra në vitin 2018, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona.

Ndryshe rasti më i fundit i vrasjes së kosovarëve në zonën e konfliktit është shënuar më 5 mars të këtij viti, ku një grua nga fshati Karaçevë i Kamenicës. 30-vjeçarja nga ky fshat, Filloreta Kastrati në zonën e konfliktit kishte shkuar së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, por që bashkëshortin ia kishin vrarë kohë më parë në këtë konflikt lufte. Ndërkaq tani dy vajzat e saj, kanë mbetur pa asnjërin prind në zonat e rrezikshme të Sirisë.

Next Post
Rusët ngrihen në protestë për kufizimin e internetit

Rusët ngrihen në protestë për kufizimin e internetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com