Amerika është një nga vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,162,228 të infektuar dhe janë shënuar 117,858vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtetet ka shkuar në 17.141. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 269 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen mbi 43 mijë viktima.
Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Sipas mediave të huaja dje janë konfirmuar të paktën 57 persona me Covid-19 nga 517 të testuar dhe asnjë prej tyre nuk ka simptoma. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83.181 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.
Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,345 viktima dhe në Francë 29,407, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 9 viktima prandaj Qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit. Sakaq në Spanjë kanë humbur 27,136 qytetarë.
Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente.
g.kosovari