• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbi 6 mijë persona kanë braktisur Santorinin nga frika e tërmeteve

by A R
04/02/2025 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 6 mijë persona kanë braktisur Santorinin, ishullin e famshëm grek, nga frika e tërmeteve në seri që vazhdojnë prej 3 ditësh.

Santorini ka marrë një pamje të shkretë. Rrugica pa njerëz. Hotelet luksoze bosh. Dyqane të mbyllura.

Aty ku gëlonte gjallëria, sot në ishullin e famshëm mbizotëron heshtja.

Sipas mediave greke, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë larguar mbi 6 mijë persona përmes rrugëve detare dhe fluturimeve. Ndërsa një ditë më parë, banorët e kaluan natën jashtë shtëpive të tyre.

Në këtë periudhë, zakonisht kryhet rinovimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave për t’u përgatitur për sezonin turistik veror. Mirëpo puna është ndalur për shkak të aktivitetit sizmik të shtuar.

Edhe shkollat e kopshtet janë mbyllur, jo vetëm në Santorini, por edhe në 6 ishuj të tjerë aty pranë në Detin Egje.

Situatën sizmike po e mbajnë nën monitorim ekspertët. Në ishull janë dërguar ekipe të emegjencës. Aty po qëndrojnë edhe ekspertë sizmiologë si dhe gazetarë që raportojnë zhvillimet.

Lëkundjet sizmike nuk janë ndaluar as ditën e sotme, si dhe kanë vazhduar përgjatë natës.

Tërmeti më i fortë ka shkuar deri në 4.9 ballë. Dëme madhore në ndërtesa nuk ka, por për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme, ka patur rëshqitje dherash.

Sizmiologët grekë vlerësojnë se ndodhen përballë dy skenarëve. Ose do të vazhdojë për disa ditë me radhë, ndoshta edhe javë, kjo sekuencë e gjatë e tërmeteve deri në magnitudë 4.9 – 5; ose do të ketë një tërmet më të fortë me magnitudë 5.5 deri në 6, që do të zbusë më pas edhe situatën duke çliruar energjinë e akumuluar. Tërmeti me magnitudë 6 konsiderohet i fortë dhe ekstrem.

Frikë ka patur edhe për cunami, për shkak se të gjithë tërmetet janë me epiqendër në det.

Next Post
Ambasadori britanik takohet me Altin Dumanin: Mirëpresim hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadori britanik takohet me Altin Dumanin: Mirëpresim hetimin e krimeve zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com