• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbi 500 shërbime online, Denaj: Reduktohet numri i dokumenteve në aplikime

by A R
08/01/2020 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave dhe Ekonomisë i është bashkuar nismës së Qeverisë për të dixhitalizuar shërbimet publike që ofrohen për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet platformës E- albania.

Gjatë 2020 janë programuar të jenë online 510 shërbime ose 94 % e të gjitha shërbimeve që ofrohen nga insitucionet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku 188 shërbime bëhën efektive më 1 Janar, 270 shërbime bëhen efektive më 30 Qershor dhe 26 shërbime bëhen efektive dhjetor 2020.

Në këtë kuadër, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të ISSH-së, Astrit Hado, informuan qytetarët mbi shërbimet e reja që do të ofrohen për ta online.

Denaj u shpreh se përmes ofrimit të shërbimeve në mënyrë elektronike synohet ulja e kostove dhe shmangia e radhëve të pritjes nga qytetarët në sportele, ndërkohë që shërbimi në sportele do të vijojë të ekzistojë në zyrat e ISSH, edhe për të ndihmuar e orientuar qytetarët mbi ofrimin e shërbimeve online.

“Është marrë një nismë që të gjitha shërbimet që kanë nevojë për aplikim, si për pension apo për një dokumentacion, ne tua japim mundësinë e aplikimit nëpërmjet shërbimit online apo nëpërmjet sistemeve. Të paktën në këto muajt e parë të vitit, i gjithë sporteli do të jetë aty dhe për të mësuar se si të bëhet aplikimi”, u shpreh Denaj.

Gjithashtu, ministrja bëri me dije se po punohet për të reduktuar numrin e dokumenteve që duhet të paraqesin qytetarët gjatë aplikimit për një shërbim të caktuar, ku në disa raste do të jenë vetë institucionet shtetërore ato që do të sigurojnë dokumentet e kërkuara.

“Në ato institucione që kanë arkivën, e cila është pronë e shtetit, ky informacion nuk do të merret më nga ju, por do të merret nga ne. Atë listë dokumentesh që e ka pronë shteti, do ta marim ne për ju dhe kjo do të shkurtojë një pjesë të kohës që ju sot e harxhoni duke udhëtuar me autobus e duke shkuar diku tjetër, apo duke pritur dy orë në radhë diku tjetër. Radha, kostoja dhe kostoja e fshehur duhet të zhduken dhe këto janë tre objektivat kryesore se pse ky shërbim po shkon online. Ne jemi duke bërë një filtrim të gjithë dokumenteve dhe të thjeshtojmë të gjithë dokumentacionin që ju të keni mundësi të merrni sa më pak dokumente kur vini këtu. Dokumentet e panevojshme duhet të reduktohen. Shpresojmë që këtë proces ta bëjmë gradualisht dhe të jetë dhe në përfitimin tuaj”, tha ministrja.

Numri i shërbimeve që ofrohen online nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore përmes portalit e-albania është 31.

/a.r

Next Post
Nipi i vrau gruan, burri tregon si e mësoi lajmin: Dua drejtësi, nuk e fal!

Nipi i vrau gruan, burri tregon si e mësoi lajmin: Dua drejtësi, nuk e fal!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

October 9, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

October 9, 2026
“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

October 9, 2026
Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com