Mbi 45,000 qytetarë i janë drejtuar numrit unik 127 për këshillim dhe ndihmë mjekësore gjatë muajit korrik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se, “Urgjenca Kombëtare është në gatishmëri 24/7 për të përballuar emergjencat shëndetësore, aksidentet, rastet me Covid 19 dhe misionet në banesë”.
Manastirliu theksoi se, “mbi 45,000 qytetarë i janë drejtuar numrit unik 127 për këshillim dhe ndihmë mjekësore gjatë muajit korrik dhe janë kryer 11,645 misione jetë shpëtuese nga ekipet tona në banesë”.
Manastirliu shprehu mirënjohje për të gjithë personelin e Urgjencës në çdo cep të vendit, për angazhimin dhe punën e tyre të palodhur.
/b.h