• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbi 4 milionë dollarë prona”, Dash Shehi deklaron pasurinë: Apartamente në Tiranë, Orikum, Pogradec…

by A R
26/12/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi i është përgjigjur mediave sa i përket deklarimit të pasurisë së tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehi shkruan se në 30 vite demokraci, me punën e tij dhe të bashkëshortes kanë një apartament në Tiranë, 208 metra katrorë shtesë banesë në rrugën Ali Visha, një apartament 60 metra katrorë në Orikum të Vlorës dhe pagesa për një pjesë të një apartamenti në Pogradec me vlerë 20mijë euro.

Ndërsa në lidhje me pasurinë e trashëguar ai shkruan se fatkeqësisht nuk ka marrë asgjë.

Postimi i plotë i Shehit:

Të dashur miq,

Duke ju uruar Gëzuar Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, doja të bëja një sqarim për sa i përket thashethemeve dhe keqinformimeve të bëra nga disa portale përsa i përket deklarimit të pagave dhe pasurive të ditëve të fundit.

Disa portale midis të cilave: Opozita.com, Shqiptarja.com, Report-tv.al dhe shumë të tjera, kanë abuzuar duke keqinterpretuar të dhënat e deklarimit të pasurisë personale, që është një detyrim ligjor të cilin unë e kam zbatuar rregullisht.

Pasuria ime e formuar në 30 vitet e demokracisë nga puna ime dhe time shoqe, përbëhet nga një apartment në Tiranë, 208 metra katrorë shtesë banesë në rrugën Ali Visha, një apartament 60 metra katrorë në Orikum të Vlorës dhe pagesa për një pjesë të një aparamenti në Pogradec me vlerë 20mijë euro. Të gjitha të tjerat janë keqinformim me keqdashje dhe shpërdorim i të dhënave personale.

Përsa i përket pasurive të trashëguara të familjes, nga të cilat fatkeqësisht nuk kemi marrë asgjë, janë vendime gjyqsore në të cilat unë jam 1/12-ta dhe nuk janë vetëm ato 4.6mio USD por dhe shumë më tepër në procese gjyqsore akoma të papërfunduara. Deri tani nuk na është kthyer kurrgjë! Shpresojmë që qeveritë që do te vijnë, të tregohen më serioze me pronarët e ligjshëm. Ndërkohë kjo është dëshmi e kokrrektësisë që unë dhe familja ime kemi treguar në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave duke mosabuzuar mbi statusin që kam pasur për të marrë pronat apo kompensimet tona, pa respektuar ligjin.

Duke ju falenderuar dhe njëherë për mirëkuptimin, ju uroj një Vit të lumtur pranë familjeve tuaja.

Me respekt,

Dash Shehi

/a.r

Next Post
Talebanët shpërbëjnë Komisionin e Zgjedhjeve: Kur t’na duhet, e ngrejmë sërish…

Talebanët shpërbëjnë Komisionin e Zgjedhjeve: Kur t'na duhet, e ngrejmë sërish...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap i fshehur me kallashnikov e tre krehra me fishekë, Ylli Zalla del sot para gjykatës

U kap i fshehur me kallashnikov e tre krehra me fishekë, Ylli Zalla del sot para gjykatës

August 19, 2026
Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

August 19, 2026
Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

August 19, 2026
Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

August 19, 2026
Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

August 19, 2026
Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

August 19, 2026
FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

August 19, 2026
Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

August 19, 2026
I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

August 19, 2026
Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com