• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 4 mijë raste të dhunës në familje, Manastirliu: Urdhër i menjëhershëm mbrojtje për viktimat

by Java News
25/11/2019 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës, ka çelur fushatën e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, duke ju bashkuar fushatës globale për të luftuar çdo formë të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Në Shqipëri 1 në 2 gra kanë përjetuar një nga format e dhunës dhe 18 % prej tyre kanë pësuar dhunë seksuale. Mbi 4 mijë raste të dhunës në familje janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë së shtetit në 10 muajt e parë të këtij viti. 17 viktima të dhunës në familje vetëm gjatë këtij viti, 12 nga të cilët, vajza, gra, nëna e bashkëshorte që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje. Nuk ka më kohë për të humbur për të humbur, duhet që e gjithë shoqëria të reagojë kundër këtij fenomeni”, tha Manastirliu.

Duke vënë theksin te rëndësia e parandalimit të dhunës, Manastirliu tha se janë marrë një sërë masash në luftë kundër dhunës në familje.

“Janë bërë hapa përpara në drejtim të plotësimit të legjislacionit. Me forcimin e ligjit ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’ sigurohet mbrojtje më e madhe për viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare ose afektive, me udherin paraprak të mbrojtjes se menjehershme. Paralelisht, është ngritur Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës në familje në 40 bashki dhe është në proces në bashkitë e tjera”, tha Manastirliu.

Manastirliu paralajmëroi edhe forcimin e masave për dhunuesit, me paketën e re të qeverisë që forcon ligjin për të luftuar dhunën me bazë gjinore, të çdo forme qoftë ajo.

Duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe reagimit të shoqërisë në betejën me dhunën, Ministrja bëri një apel për gratë dhe vajzat: “Bashkë, t’i kthejmë shoqërise sonë vlerat që ajo vërtet ka! Cdo betejë e fituar në luftën më dhunën me bazë gjinore, është betejë vlerash! Sic thoshte Nelson Mandela – sa kohë fenomeni ekziston, nuk është bërë progres aq sa duhet – ndaj të bashkojmë përpjekjet për të mos lënë askënd pas, për t’i thënë FUND dhunës, cdo forme të saj”, bëri apel Manastirliu.

Bashkë me Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, për të disatin vit rradhazi, nga 25 nëntori- 10 dhjetor i jemi bashkuar fushatës ndërkombëtare të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas, që në të gjithë Botën organizohet për të luftuar këtë fenomen, me synim për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore. Tema e këtij viti e përzgjedhur nga OKB, adreson dhunën seksuale, që ka si slogan të fushatës për këtë vit “Brezi i barazisë ngrihet kundër përdhunimit. Bëje botën portokalli. /e.s/

Next Post
56 deputetë socialistë kërkesë Ruçit për hetimin e presidentit Meta për Marsida Xhaferllarin

56 deputetë socialistë kërkesë Ruçit për hetimin e presidentit Meta për Marsida Xhaferllarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postimi i tij në rrjetet sociale u cilësua kërcënim ndaj Trump, ish-drejtori i FBI-së dorëzohet pas ngritjes së akuzave

Postimi i tij në rrjetet sociale u cilësua kërcënim ndaj Trump, ish-drejtori i FBI-së dorëzohet pas ngritjes së akuzave

April 29, 2026
Ministri Gogu pret homologen austriake Anna Sporrer: Në kilometrin e fundit drejt BE-së, me mbështetjen e Austrisë

Ministri Gogu pret homologen austriake Anna Sporrer: Në kilometrin e fundit drejt BE-së, me mbështetjen e Austrisë

April 29, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Përplasen dy makina në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, 8 të plagosur dërgohen në spital

April 29, 2026

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

April 29, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

April 29, 2026
Trump refuzon propozimin e Iranit: Bllokada detare mbetet pa marrëveshje bërthamore

Trump refuzon propozimin e Iranit: Bllokada detare mbetet pa marrëveshje bërthamore

April 29, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Drejtësi për spektakël, ndëshkim pa gjyq dhe një ‘grusht kockash’?!

April 29, 2026
SHBA rrit fuqinë bërthamore, paralajmëron Hegseth:Opsione të reja për përballjen me kërcënimet globale

SHBA rrit fuqinë bërthamore, paralajmëron Hegseth:Opsione të reja për përballjen me kërcënimet globale

April 29, 2026
Sa i ka kushtuar SHBA-së lufta me Iranin? Zyrtari i Pentagonit zbulon shifrën: Pjesa më e madhe shkon për bombat dhe raketat

Sa i ka kushtuar SHBA-së lufta me Iranin? Zyrtari i Pentagonit zbulon shifrën: Pjesa më e madhe shkon për bombat dhe raketat

April 29, 2026
Inagurohet komisariati i ri i Krujës, Lamallari: Modernizim i policisë nuk është vetëm infrastruktura. Rrisni standardin e shërbimit për qytetarët

Inagurohet komisariati i ri i Krujës, Lamallari: Modernizim i policisë nuk është vetëm infrastruktura. Rrisni standardin e shërbimit për qytetarët

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In