• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 4 mijë kuota bosh vetëm në Universitetin e Tiranës, kriteret e pranimit

by A R
22/09/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Universitetin e Tiranës pjesa dërrmuese e kuotave të pranimit nuk janë plotësuar dhe janë në dispozicion të kandidatëve në këtë fazë të dytë. Sipas të dhënave zyrtare të rektoratit të UT-së, nga 5.378 kuota pranimi janë regjistruar vetëm 1.297 studentë, ndërsa 4.081 kuota janë bosh. Pra maturantët e fazës së parë kanë zënë vetëm 24% të kuotave në këtë universitet, ndërsa pjesa tjetër, 76% e tyre janë të lira. Procedurat e pranimit në UT edhe në këtë raund nuk ndryshojnë, pra janë të njëjtat kritere aplikimi: 50% të peshës në formulën e pranimit e ka nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e Maturës Shtetërore, ndërkohë që 50% do e ketë nota mesatare e gruplëndëve të përcaktuara si prioritare nga fakultetet përkatëse.
FAKULTETI I DREJTESISE
Më shumë regjistrime ka pasur Fakulteti i Drejtësisë, duke shkuar në rreth 60% numri i të regjistruarve, pasi nga 660 kuota, janë regjistruar 394 studentë, duke lënë vetëm 266 kuota bosh. Maturantët që do të aplikojnë në këtë fakultet për kuotat bosh, 50% të pikëve i marrin nga mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme, plus mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë që, 50% do e ketë nota mesatare e gruplëndëve të përcaktuara si prioritare nga ky fakultet, të cilat janë: Histori, Qytetari, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Ekonomi, dhe lëndë me zgjedhje janë: Sociologji, Psikologji dhe Filozofi.
FAKULTETI I EKONOMISE
Në Fakultetin e Ekonomisë, nga 1.178 kuota pranimi janë regjistruar 248 fitues, duke lënë 930 kuota bosh. Në këtë fakultet, maturantët që do të aplikojnë duhet të shikojnë lëndët preferenciale, të cilat janë katër: Ekonomia, Matematika, Fizika dhe Gjuha e Huaj. Në secilin program studimi, Ekonomia dhe Matematika kanë secila nga 15% të peshës, ndërsa dy lëndët e tjera nga 10%. Pra maturantët që mesataret e këtyre lëndëve për të tria vitet e studimit i kanë të larta, kanë më shumë shanse të fitojnë të drejtën e studimit.
HISTORI-FILOLOGJIA
Ky fakultet për fazën e dytë të aplikimeve, e cila nis në 23 shtator 2016, ka 452 kuota bosh, pasi nga 630 vende, janë regjistruar vetëm 178 studentë. Në programet e studimit të këtij fakulteti grupi i lëndëve preferenciale është 10, dhe secila prej tyre ka nga 5% të peshës, 50% që është totali. Grupi i lëndëve preferenciale është: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi; Histori; Gjeografi; Sociologji; Filozofi; Psikologji; Qytetari; Gjuhë e huaj; Histori Arti dhe Histori Muzike.
GJUHET E HUAJA
Te Gjuhët e Huaja janë 658 vende të lira, sepse u regjistruan 172 studentë, ndërkohë që për këtë vit akademik janë miratuar 830 kuota pranimi. Grupi i lëndëve preferenciale të këtij fakulteti janë 5, dhe secila ka nga 10% të peshës: Gjuhë e huaj e parë, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi; Qytetari; Arte; Gjuhë e huaj e dytë/karriere, aftësimi për jetën. Nëse një kandidat që aplikon nuk ka kryer lëndën Qytetari, ai do të hyjë me 10% të pikëve më pak se një kandidat që i ka të gjitha lëndët preferenciale.
SHKENCAT E NATYRES
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë regjistruar vetëm 13% e studentëve; nga 1.258 kuota pranimi, u regjistruan 168 fitues, duke lënë 1.090 kuota të paplotësuara. Në këtë fakultet janë nga 4 lëndë preferenciale, por të ndryshme, në varësi të programit të studimit. Dega Informatikë ka përcaktuar si lëndë prioritare: Informatikë 20%, Matematikë 20%; Fizikë 5% dhe Biologji 5%. Kjo do të thotë se, për të rritur shansin e pranimit në këtë degë, ju duhet të keni nota të larta në këto 4 lëndë, në mënyrë që të fitoni sa më shumë pikë në renditjen përfundimtare.
SHKENCAT SOCIALE
Fakulteti i Shkencave Sociale në total ka 519 kuota bosh, pasi nga 620 kuota pranimi u regjistruan vetëm 101 studentë. Lëndët formuese që vlerëson ky fakultet me nga 10% secilën janë: Histori, Qytetari, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Ekonomi, dhe lëndë me zgjedhje janë: Sociologji, Psikologji dhe Filozofi. Nëse një kandidati që do të garojë në këtë fakultet i mungon njëra prej këtyre lëndëve, atëherë ai futet me minus 10% të pikëve./GSH/a.m.

Next Post
Berisha: Pakti i Ramës me universitetet private

ARMO/ Berisha-Ramës: Të ka futur në kokë thesin me kanabis Besniku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In