• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 386 milionë kg plehra vendase, qeveria pranon rreziqet e importit

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë ditë pas miratimit të ligjit të mbetjeve, BalkanWeb ka siguruar relacionin e projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Sipas relacionit të hartuar nga qeveria, në Shqipëri gjenerohen 386,728,650 kg mbetje në vit, nga të cilat vetëm 17 për qind e tyre riciklohet. Shifra e frikshme tregon që 83 % e mbetjeve është ende e paprekur nga kompanitë e riciklimit.

“Mendojmë se përpara se të hapen mundësi për importim mbetjesh duhet të shihet mundësia për rritjen e efiçencës dhe sasisë së ricikluar në tregun vendas”, – thuhet në relacionin e ligjit të siguruar nga ‘BalkanWeb’ ku qeveria pohon vetë rrezikun që mund të krijohet nga importi i mbetjeve. Po ashtu, në relacion sqarohet se “financiarisht ekziston një rrezik që duhet marrë parasysh, rreziku i tregut. Të gjitha avantazhet e përmendura në relacion lidhur me rrjetin e eksporteve dhe vendeve të punës rrezikohen nëse ricikluesit nuk lanë në kontratë solide me kompanitë që blejnë produktet e tyre.”, – thuhet në relacion.

ligjiBazuar nga këto fakte, vijohet më tej “ky nuk do të ishte vetëm një problem financiar për shoqërinë e riciklimit, por edhe për vendin, pasi do t’i ngeleshin miliona kg mbetje të importuara shtesë”. Ndaj, në relacion sugjerohet se përpara se të hapen mundësi për importim mbetjesh, duhet të shihet mundësia e rritjes e efiçenës dhe sasisë së ricikluar në tregun vendas. Vlen të theksohet se qeveria edhe pse para por edhe pas miratimit të ligjit i mëshon në publik vetëm të mirave që sjell “importi i mbetjeve” ka anashkaluar informimin e publikut për problemet që evidenton vetë në relacionin e ligjit të sapomiratuar.

Ligji për mbetjet hasi kundërshti edhe nga shoqëria civile, e cila protestoi para Kuvendit, duke i cilësuar deputetët që votuan pro, tradhtarë të Kombit dhe në shenjë proteste ka ndërmarrë një nisëm për të shkruar emrat e tyre në kazanët e plehrave në mbarë vendin. Për të kundërshtuar ligjin shoqëria civile ka paralajmëruar edhe një protestë në Tiranë në datën 1 tetor 2016.

BW/d.i.

 

Next Post
Për idhullin tim “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë

Për idhullin tim “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In