• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 3,7 milionë votues zgjedhin sot Parlamentin e ri! 2,046 kandidatë në garë për 140 mandate. Risi, vota e diasporës

by A R
11/05/2025 07:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori, qytetarët që jetojnë brenda vendit dhe ata të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare që prej vitit 1991, të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë.

Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.

Procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve u krye nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore. Bazuar në këto të dhëna, 1,081 shtetas janë të papërfshirë për të ushtruar të drejtën e votës për shkak të dekriminalizimit.

Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin të cilat hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të qytetarëve të cilët presin për të votuar në kohën e mbylljes.

Në këtë proces zgjedhor, për herë të parë u bë e mundur përfshirja e emigrantëve shqiptarë në mënyrë që ata të ushtronin të drejtën e votës përmes postës nga shteti ku kanë vendqëndrimin pa pasur detyrim të vijnë në Shqipëri.

Në listën e votuesve nga jashtë, numri i votuesve është 245 935 zgjedhës. Pas regjistrimit nëpërmjet Platformës Elektronike për Regjistrimin e votuesve nga jashtë (PER-it) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dërgoi nëpërmjet shërbimit postar fletën e votimit dhe materiale të tjera udhëzuese te adresa që ata kanë deklaruar në PER. Kostot e shërbimit postar për kthimin e fletës së votimit janë paguar të gjitha nga shteti shqiptar.

Procesi i votimit si dhe më pas edhe i numërimit do të monitorohet nga vëzhgues afatshkurtër dhe afatgjatë, vendas dhe të huaj.

Ambasadori Lamberto Zannier, kryeson misionin e vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it. Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve të 11 majit është një mision i përbashkët i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP OSBE), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe Parlamentit Evropian (PE).

Misioni ka gjithsej 365 vëzhgues nga 47 vende, të përbërë nga 238 ekspertë dhe vëzhgues afatgjatë të dërguar nga ODIHR, 97 parlamentarë dhe staf nga Asambleja Parlamentare e OSBE, 22 nga KiE dhe 12 nga PE.

Next Post
Përplasja mes partive në Dibër! Arrestohet polici, baba i kandidatit socialist, PD pretendon se qëlloi me armë

Përplasja mes partive në Dibër! Arrestohet polici, baba i kandidatit socialist, PD pretendon se qëlloi me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In