• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbi 30 mln të infektuar dhe 957 mijë viktima nga COVID/ Evropa po shkon drejt një izolimi të dytë nga rastet e larta

by Java News
19/09/2020 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i rasteve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke e çuar shifrën në total mbi 30 milionë më sakt në 30,731,717. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 957,156 njerëz dhe janë shëruar 22,359,972 të tjerë, raporton worldometers.

SHBA-ja, mban rekord me 6,925,941 të infektuar dhe gati 203,171 viktima.

Ndërkohë në Evropë ka pasur një rritje alarmante të rasteve të infektimeve dhe disa shtete kanë shtrënguar masat parandaluese, ndërsa disa të tjerë po shkojnë drejt izolimit.

Franca ka shënuar një rritje të rasteve me mbi 13 mijë të infektuar brenda 24 orëve të fundit, ndërkohë numri i personava që kanë ndërruar jetë për shkak të infektimit me Covid-19, po rriten dhe kjo është hera e pare që prej daljes nga izlomimi, gjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë mbi 154 persona.

Ndërsa në kryeqytetin e Greqisë, autoritet kanë forcuar masat shtrënguese për shkak të rritjes së rasteve të infektimit. Nga dita e hënë, deri më 4 tetor, njerëzve nuk do i lejohet të jenë në një grup me më shumë se nëntë persona, ndërsa nëpër funerale, dasma dhe pagëzime nuk do të lejohen të marrin pjesë më shumë se 20 persona. Numri në total i të infektuarve në Greqi është 14,738 njerëz, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 327 persona.

Holanda po përgatit masa rajonale për të luftuar shpërthimin e koronavirusit , pasi vendi regjistroi 1,972 persona të infektuar në 24 orët e fundit. Kryeministri i Holandës, ka thënë se situata është shqetësuese, pasi vendi regjistroi një numër të lartë rastesh për katër ditë me radhë, raporton “The Guardian”.

Gjithashtu, qeveria ka njoftuar se Madridi, qytet i cili është edhe zona më e goditur në Spanjë nga Covid-19, do ketë një bllokim të pjesshëm të disa rretheve. Presidenti, Isabel Díaz Ayuso, ka thënë se izolimi i 37 zonave më të goditura në rajon do të hyjë në fuqi ditën e hënë.

Ndërkohë dhe Mbretëria e Bashkuar, ka paralajmëruar për një bllokim të dytë. Sekretari i shëndetësisë në Mbretërin e Bashkuar, Matt Hancock, ka thënë se: Numri i njerëzve në spital po dyfishohet çdo ditë e më shumë dhe ne do të bëjmë atë që duhet për t’i mbajtur njerëzit të sigurt.

g.kosovari

Next Post
Çfarë fshihet pas tullumbaces rozë që i bëri lëmsh të gjithë/ Bieta Sulo zbulon se…

Çfarë fshihet pas tullumbaces rozë që i bëri lëmsh të gjithë/ Bieta Sulo zbulon se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

Takimi historik Trump-Putin-Xi Jinping, Irani dhe armët bërthamore në qendër të diskutimeve, zbulohet çfarë do të ndodhë me Ukrainën

November 14, 2026
Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

November 14, 2026
Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

November 14, 2026
SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In