• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbi 30 luftëtarë shqiptarë janë kthyer nga Siria, a rrezikohemi nga sulmet terroriste?

by A R
22/03/2016 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë dy viteve të fundit numri i shqiptarëve që i bashkohen grupeve terroriste në Siri ka ardhur në rënie, madje mund të thuhet se shqetësimi që mbizotëronte gjatë vitit 2014 tashmë është zbehur. Por nëse shqiptarët, të njohur me barbaritë e ISIS apo grupeve të tjera terroriste që operojnë atje po ndërgjegjësohen dhe numri i atyre që kërkojnë t’i bashkohen është tashmë mjaft i ulët, një tjetër shqetësim në rritje shfaqet për strukturat e sigurisë. Mbi 30 shqiptarë që kanë qenë pjesë e grupeve ndërluftuese në Siri, të identifikuara si terroriste janë rikthyer në atdhe.

Një pjesë e tyre janë kthyer pasi janë plagosur, ndërsa disa janë kthyer me vullnet të lirë. Sipas të dhënave ka edhe nga ata që kanë shkuar disa herë në Siri në periudha disa-mujore dhe janë kthyer në Shqipëri. Shërbimi Informativ Shtetëror disponon një listë me të gjithë personat që janë kthyer në atdhe. Nga të dhënat e siguruara, ata persona kryejnë një jetë prej besimtari të thjeshtë, dhe i janë larguar mendësive ekstremiste. Por shqetësimi nga këta persona mbetet i lartë te strukturat ligjzbatuese.

Vigjilenca ndaj kontigjentit që vjen nga Siria

Pavarësisht se Shqipëria nuk konsiderohet si një vend potencialisht i rrezikuar nga sulmet terroriste, autoritetet e sigurisë zbatojnë disa masa sigurie pasi vendi ynë është anëtar i NATO dhe aleat i koalicionit perëndimor në luftën anti-terrorizëm.

Kontigjenti i luftëravë shqiptarë të kthyer nga Siria përbën një grupim që rikthen shqetësimin tek strukturat ligjzbatuese sa herë Evropa përballet me sulme terroriste. Ashtu si në arstin e sulmeve të Parisit, burimet nga Drejtoria Antiterror bëjnë me dije se është rritur vigjilenca për të mbajtur nën vëzhgim edhe këta persona që dikur kanë qenë pjesë e rrymës radikale islame. Mësohet se efektivët e zbulimit në të gjtiha rrethet e vendit kanë detyra për të vëzhguar dhe raportuar veprimtarinë e këtyre personave.

Çdo informacion sado i pabesueshëm vlerësohet maksmialisht nga strukturat ligjzbatuese. Pas ngjarjeve të Parisit Shqipëria zbatoi një plan masash sigurie të paprecedentë për vendin tonë duke nxjerrë në rrugë edhe patrulla me armë të rënda.

Forcat e sigurisë mësohet se kanë rritur nivelin e sigurisë edhe pas sulmeve të Brukselit. Pas shtimit të kontrolleve në aeroportin e Rinasit, edhe në pikat e tjera kufitare janë shtuar masat e sigurisë./Javanews

Next Post

VIDEO/ Jep parashikimin e motit për ditën e Pashkëve dhe... fton njerëzit të mos hanë qingjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In