• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbi 30.000 njerëz rrezikojnë të vdesin urie

by A R
23/10/2015 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa një ndihmë urgjente, më shumë se 30.000 njerëz rrezikojnë të vdesin nga uria në rajonet më të goditura nga lufta civile në Sudanin Jugor, ndërkohë që edhe dhjetëra mijëra të tjerë janë të kërcënuar nga zija e bukës, ka paralajmëruar OKB-ja. Edhe pse gjendja e zisë së bukës zyrtarisht nuk është shpallur, Sudani Jugor po kalon në fazën më të vështirë të konfliktit që ka nisur para 22 muajsh, e i cili është përshkuar me mizori të shumta, akuza për krime lufte dhe bllokim të ndihmave ushqimore.

“Së paku 30.000 persona jetojnë në kushte ekstreme dhe rrezikojnë të vdesin nga uria”, thekson një komunikatë e përbashkët e tri organizatave të Kombeve të Bashkuara, Fondi për Fëmijët (UNICEF), Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP).

Zonat më të prekura gjenden në shtetin e Unitetit (veri), zona kryesore e naftës në vend, ku po zhvillohen luftime të fuqishme, të shoqëruara me rrëmbime dhe përdhunime në masë të grave dhe fëmijëve, me gjithë marrëveshjen për paqe të nënshkruar në gusht.

IPC parasheh pesë faza të mundshme për situatën ushqimore të një vendi. E pesta është ajo e “katastrofës/urisë”. Kur më shumë se 20% e popullatës së një rajoni është në fazën e “katastrofës”, me ç’rast shkalla e vdekshmërisë është më e lartë se dy persona në 10.000 banorë në ditë dhe kur me mungesë të madhe të ushqimit përballen më shumë se 30% e popullatës, atëherë shpallet gjendja e zisë së bukës/urisë. Një raport IPC, i publikuar të enjten nga OKB, paralajmëron se pa një ndihmë humanitare “të menjëhershme dhe urgjente”, situata do të përkeqësohet sa do të rezultojë me uri për 30.000 njerëz. Ndërkohë që pjesë të mëdha të shteteve Uniteti dhe Nili i Epërm (verilindje) tashmë janë klasifikuar në fazën 4, e quajtur “e urgjencës”, disa zona të Unitetit për herë të parë janë futur në fazën 5. “Që nga fillimi i luftës në Sudanin Jugor para gati dy vitesh, kjo është hera e parë që një analizë IPC përcakton se një pjesë e popullatës është në fazën 5, të quajtur të ‘katastrofës’”, thekson raporti. Zonat më të prekura janë prefekturat e Leer, Guit, Koch e Mayendit, vende ku violenca e luftimeve ka detyruar muajve të fundit tërheqjen e OJQ-ve. Sudani Jugor është arenë që nga dhjetori 2013 i një lufte mes ushtrisë së rregullt, besnike ndaj presidentit Salva Kiir, dhe rebelëve të udhëhequr nga ish-zëvendëspresidenti dhe rivali i presidentit, Riek Machar.

Next Post

Durrës, arrestohen ne flagrancë dy persona, trnasportonin 30 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

August 21, 2026
Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

August 21, 2026
“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

August 21, 2026
Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

August 21, 2026
Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

August 21, 2026
VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

August 21, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

August 21, 2026
“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

August 21, 2026
Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

August 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com