• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbi 3 mijë ha tokë është djegur nga zjarret”/ Peleshi bën bilancet dhe vlerëson prefektin e Vlorës: Më ka prekur kur e kam parë për netë të tëra pa gjumë

by Java News
03/09/2021 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke u ndalur sërish në situatën alarmante të zjarreve në vend, që ishin evidente përgjatë muajve të verës, tha se duhet bërë një ristrukturim dhe një modernizim i Mbrojtjes Civile, në mënyrë që episode të tilla në të ardhmen të jenë më të pakta.

Peleshi theksoi se ndërhyrja e FA ishte e menjëhershme dhe falë tyre, 70 % e 3 mijë hektarëve tokë të djegur janë shkurre.

Ministri tha se duhet krijuar një mekanizëm që të bëhet ndërhyrja në kohë nëpërmjet çdo bashkie ku evidentohet zjarr, e jo në çdo rast të kërkohet ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tij, vetëm kështu do të kemi një normalizim të situatës dhe më pak episode të ngjashme si ato të verës me zjarret në të ardhmen.

“4.960 trupa dhe 152 mjete të FA, 3309 trupa dhe 113 mjete zjarrfikëse. 1.914 forca lokale të të gjitha bashkive, 1`.400 forca vullnetare, 4.89 forca të policisë së shtetit, 606 forcat e shërbimit pyjor dhe e gjithë administrata e mbrojtjes civile. Kjo ishte fuqia njerëzore dhe motorike e operacioneve nga toka për të luftuar me 389 vatra të zjarrit në të gjithë vendit në harkun e dy muajve. Ndërkohë për ndihmën nga ajri, iu bashkuan forcës sonë tre mjete helikopter nga Holanda, 2 mjete nga Çekia. E vyer ishte mbështetja e ofruar nga SHBA, me ekspertë që asistuan dhe e bënë më efektive operacionin. Në luftë për të mbrojtur së pari jetën dhe natyrën tonë, dy qytetarë, Andrea dhe Tatiana Haxhia humbën jetën, e 4 të tjerë u lënduan. Dëmet do të ishin edhe më të mëdha nëse nuk do të bëhej detyra e duhur dhe heroike e forcave tona.

Sa herë që ka operacione të mëdha vlerësimet nuk mund të jenë objektive, por do i lutesha të gjithëve që vlerësimet i përkasin gjithsecilit, ato kanë brenda simbolikën dhe mirënjohjen për të gjithë ata që punuan me dashuri të madhe për vendin. Kam takuar modele të shkëlqyera të punonjësve të shtetit, si perfekti i Vlorës, që më ka prekur kur e kam parë me net të tëra pa gjumë. Kur e kam parë duke marrë mjetet e të punojë si ushtarët, për t’i nxitur dhe ndihmuar në ato ditë. Janë mbi 3 mijë hektarë të prekura. Mbi 70% të tyre ishin shkurre, kjo do të thotë që kemi shmangur më të keqen”, tha Peleshi.

Peleshi falenderoi të gjitha forcat që morën pjesë në shuarjen e zjarreve dhe tha se ka parë devocion tek puna e ushtarëve shqiptarë dhe zyrtarëve. I tillë, ishte edhe ai i prefektit të Vlorës, Flamur Mamaj.

“Më ka prekur kur e kam parë për netë të tëra pa gjumë, kur e kam parë të marrë mjetet në majën e Llogarasë për të punuar me ushtarët për të mbrojtur parkun tonë kombëtar të Llogarasë”, tha Peleshi.

g.kosovari

Next Post
Marrëveshja për ndalimin e trafikimit të objekteve arkeologjike e etnologjike/ Rama: Shqipëria, në krah të SHBA për një qëllim madhor

"Zjarrvënësit janë barbarë që e meritojnë të kalben në burg, vrasin shpirtin e atdheut"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In