Nga numërimi i votave në 453 kuti votimi nga 5362 kuti që janë në total, rezulton një numër i madh votash të pavlefshme.
Bëhet fjalë për 2694 të tilla. Me vota të pavlefshme kuptohet fletë votimi të cilat kanë pasur parregullsi, shënime të tjera në fletë përveç X që vendoset brenda katrorit për të zgjedhur partinë përkatëse.
Në Shqipëri, nga sa u postuan në rrjetet sociale, kishte shumë fletë votimi që qytetarët kishin shprehur revoltën e tyre duke e djegur votën.
Kishte mbishkrime nga më të ndryshmet, deri në ofendime, apo edhe në shkrimin e emrave të politikanëve që i munguan listave të kandidatëve për deputetë, siç ishte rasti i Jozefina Topallit në Shkodër. /Gazeta Express/