Nuk ka të ndalur rënia në tregun e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej emergjencës së koronavirusit.
Të dhënat e publikuara nga zyra e statistikave të punës, tregojnë se si javën e kaluar kanë humbur punën 5.25 milionë njerëz, duke kërkuar ndihmë ekonomike si të papunë.
Një shifër që e çon në mbi 21 milionë të papunë në një muaj në SHBA, të cilët kërkojnë mbështetje ekonomike.
Kësisoj me këto shifra, papunësia shkon në 15% i cili është niveli më i lartë që nga depresioni i madh.
Deri më tani në SHBA nga Covid-19 kanë humbur jetën 33.490 persona, duke e çuar në 654.343 numrin total të të infektuarve.