• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 200 gabime drejtshkrimore në 200 fjalë tekst, ISP publikon dokumentin e Kuvendit (Foto)

by Java News
16/11/2019 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësimi parlamentar nuk është vetëm formal, – votim në seancë, fjalime, debat e replika. Ai duhet të jetë edhe aktivitet përmbajtjesor, akt solemniteti, përgjegjësie, aftësie dhe vizioni për të treguar se të jesh në politikë do të thotë, ke diçka për të dhënë për vendin, ke merita dhe ke potencial për vendimmarrje.

Shumicën e këtyre cilësive nuk i kemi pasur prej kohësh dhe as nuk i kemi në parlamentin aktual dhe kur mungojnë ato, atëherë kërkohet minimumi i standardeve, – së paku të jenë formalisht korrekt me “vendin e punës”. Po cili është niveli parlamentar dhe cilat janë standardet aktuale parlamentare?

Ka shumë tregues dhe sot po sjellim një prej tyre, – nismën ligjore të depozituar këto ditë nga 20 deputetë në parlament. Është një propozim me më pak se 200 fjalë dhe në to, më me shumë se 200 gabime ortografike. Mirë që nuk përdoret rregullisht germa “ë” apo që ka gabime drejtshkrimore në tekst, por aty ka emërime përmbajtjesore të gabuara.

Për shembull, mungon emërtimi i draftit ligjor, mungon referimi i saktë në bazën ligjore, vetë emërtimi “projektligj” ka një germë të munguar, janë përmendur funksione që nuk ekzistojnë apo disa funksione janë emëruar gabim, si p.sh, në vend të përcaktimit “Forcat e Armatosura” përmendet “ushtri”, përmendet “shkollat e larta politike të PPSH” kur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë shkollë dhe as emërtim të tillë, trajton ish anëtarë e bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të shteteve ish anëtare të Traktatit të Varshavës, – informacion që nuk e ka dhe nuk mund ta ketë shteti shqiptar; etj, etj.

Pyetja më e rëndësishme nuk lidhet me emrat e deputetëve nënshkrues, sepse shumica absolute e deputetëve nuk i lexojnë aktet ku firmosin dhe për më tepër, nuk i hartojnë ato. Pyetjet janë më komplekse: a mund të jetë ky niveli i politikës vendimmarrëse dhe shtetit shqiptar më 2019? A mund të jetë ky një draft ligjor në parlament? A është ky niveli i politikës shqiptare dhe institucionit të saj më të rëndësishëm kushtetues e përfaqësues? A kanë njohuri deputetët nga ligjet, nga rregulloret, nga institucionet dhe mbi të gjitha, nga rregullat formale e zyrtare të përdorimit të gjuhës shqipe? A ka parlamenti ekspertë e staf profesional që i shpreh nismat politike në akte të shkruara ligjore? Në emër të pushtetit që kanë, a duhet që publiku të pranojë si akt zyrtar e shtetëror çdo gafë/çdo produkt që vjen nga politika? /e.s/

Shënim: Marrë nga Instituti i Studimeve Politike

Next Post
Mbahet një tjetër premtim, punime intensive për parkun e fëmijëve në Sauk

Mbahet një tjetër premtim, punime intensive për parkun e fëmijëve në Sauk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In