• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbi 150 persona, mes tyre dhe fëmijë, nga lagje të ndryshme të Krujës me shenja helmimi në urgjencë! Nisin hetimet

by Java News
25/10/2021 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fluks i madh qytetarësh, mbi 150, prej dy ditësh i drejtohen spitalit të Krujës me shqetësime të ndryshme, kryesisht, diarre, të vjella , dhimbje barku si edhe temperaturë.

Të sëmurët janë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit të cilët prej më shumë se 24 orësh kërkojnë mjekim.

Duhet theksuar se qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit i cili në Krujë konsumohet masivisht. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga vetë qytetarët për Report Tv, të cilët thonë se kanë konsumuar ujë nga çezma.

Sipas mjekëve kemi të bejmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet për t’u verifikuar. Nga ana e personelit të shëndetit publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat vonojnë afro dy ditë. Ndërkohë nga ana e Bashkisë dhe institucioneve të tjera nuk ka asnjë qëndrim apo lajmërim në lidhje me këtë situatë mjaft alarmante…Asnjë njoftim nuk ka që t’i paralajmërojë qytetarët që të konsumojnë ujin e rubinetit..

Nga ana e Shëndetit Publik u deklaruar per mediat se janë pritje të analizave të cilat do hedhin dritë mbi shkakun e kësaj situate që ka marrë përmasa të mëdha.

Nga ana tjeter ka reaguar Policia e Krujës, e cila në deklaratën e saj thuhet se bëhet fjalë për 35 persona, por burimet të sigurta për Report Tv tregojnë se bëhet fjalë për mbi 150.

“Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut. Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve”, njofton Policia.

Nisin hetimet për të helmuarit në Krujë, priten përgjigjet e analizave

Kanë nisur hetimet lidhur me helmimin e mbi 150 personave. Raportohet se në urgjencën e spitalit të Krujës dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 150 persona të cilët dyshohet se janë helmuar dhe mes tyre ka pasur edhe fëmijë.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve./m.j

Next Post
Nga grushtet te arma, si u parandalua tragjedia në Elbasan

Tragjike/ Nipi vret xhaxhanë në Vlorë, e më pas ka vrarë dhe veten. Detajet e para nga policia, emrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

February 1, 2026
8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

February 1, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Raundi i dytë për paqen/ Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

February 1, 2026
Liza e qymyrit

Liza e qymyrit

February 1, 2026
Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

February 1, 2026
Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

February 1, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë/ Një i plagosur dërgohet në spital, arrestohet autori i dyshuar

February 1, 2026
12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

February 1, 2026
Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

February 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

BE nuk prishet, po ne rrezikojmë të mbetemi prapë jashtë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In