• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 14 mijë të prekur në një javë! Gripi në Shqipëri, më agresiv se Covid

by A R
13/01/2023 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht.

Drejtoresha e këtij institucioni Eugena Tomini thotë se piku i infektimeve nga gripi dhe nëntipet e tij ende nuk është arritur. “Gripi është me disa nënvrianteve, “AH1”, i ashtuquajturi pandemik, “AH3” dhe nëntipi B”, thotë Tomini për A2 CNN. “Kjo e rëndon situatën e infeksioneve respiratore. Por nuk mund të bëhet dallimi nga vetë pacientët nëse janë me grip apo me Covid”.

Ashtu si në Europë edhe në Shqipëri, gripi po dominon këtë periudhë edhe ndaj nënvarianteve të koronavirusit. 5% e mostrave të kryera rezultojnë pozitiv me koronavirus, ndërsa mbi 40% janë me grip. Epidemiologia Tomimi thotë këtë periudhë gripi ka prekur të gjitha moshat dhe qarkullon në të gjithë vendin.

Sipas ekspertëve, edhe gripi, ashtu si Covid-19, mund të shkaktojë forma të rënda dhe humbje jete, ndaj bëjnë thirrje për kujdes. “Ndërgjegjësimi është për të mos neglizhuar asnjë shenjë klinike”, thotë Tomini.

Ende nuk ka sinjale për praninë e nënvariantit “Kraken” të “Omicron” apo mutacioneve të tjera që kanë rënduar situatën në Kinë. Megjithatë, mjekë shqiptarë që punojnë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës flasin në A2 CNN për nevojën e aplikimit të masave shtesë ndaj qytetarëve që vijnë nga Kina, si dhe për vaksinën e adaptuar anti-Covid.

“Duhen testuar udhëtarët që vijnë nga Kina, për të ditur situatën reale”, thotë Kita Sallabanda, mjek neurokirurg shqiptar në Spanjë. “Siç e bëri Italia, që testoi një avion që erdhi nga Kina dhe dolën 50% me Covid”.

“Vaksinat bivalente janë të predispozuara të mbrojnë edhe ndaj “B2”-shit, që është në fakt edhe prindi i “Kraken”-it. Pra nëse e marrin këtë vaksinë mund të mbrohen”, thotë Rubina Muzina, mjeke në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe nga shumë vende në Europë që kanë kthyer testimet për Covid-19 ndaj udhëtarëve që vijnë nga Kina, komiteti i Ekspertëve në Shqipëri nuk ka vendosur kufizime. Ndërkohë që lëvizjet me Kinën pritet të rriten për shkak të Vitit të ri kinez, në fillim të shkurtit.

/a.r

Next Post
Kejvina i tha se mashtroi një popull të tërë, Luizi: Unë Nuk jam Lul Basha!

Kejvina i tha se mashtroi një popull të tërë, Luizi: Unë Nuk jam Lul Basha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com