• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mbi 12 mijë civilë të vdekur”, kostoja fatale e 3 viteve luftë në Ukrainë

by A R
24/02/2025 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

3 vite më parë, më 24 Shkurt 2022, Rusia sulmoi Ukrainën duke shënuar kështu nisjen e një lufte të papritur në Evropë e për të cilën ende nuk ka akte konkrete paqeje. Më shumë se 51 mijë bomba kanë rënë mbi territorin e Ukrainës përgjatë kësaj periudhe, jo vetëm duke e kthyer gjithçka në rrënoja, por duke marrë jetën e mbi 12 mijë civilëve. Qindra prej këtyre të fundit fëmijë, ndërsa rreth 30 mijë kanë mbetur të plagosur e plot 7 milion janë detyruar të largohen nga vendi i tyre.

Vdekjet nga të dyja palët, shkruajnë mediat e huaja, mund të kapin shifrën e 1 milion. Përtej këtyre statistikave të tmerrshme, më shumë se 100 mijë incidente dyshohen të jenë krime lufte, duke përfshirë vrasje, tortura, përdhunime apo sulme të tjera makabre ndaj civilëve.

Mbase vetëm në këtë gjë, ka të drejtë Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kur përsërit herë pas here që “njerëzit po vdesin”…Por përpos kësaj, për këtë luftë ka pasur një sërë përplasjesh politike e përpjekjesh herë të çuara dëm!

Megjithatë, duhet theksuar se rezistenca nga ana e ukrainasve ka qenë tejet dinjitoze, pavarësisht kaosit e numrit të lartë të viktimave. Teksa Presidenti rus Vladimir Putin nuk bëri kurrë asnjë hap pas, shpresat për paqe u rritën pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ky i fundit, para se të fitonte mandatin e tij të dytë presidencial e premtoi dhe u zotua “se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë”. Por askush se kishte parashikuar të tillë situatën pasuese, në terma politikë.

Presidenti rus, Vladimir Putin

Pak ditë më parë, SHBA dhe Rusia u ulën bashkë në tryezë bisedimesh në Arabinë Saudite, por pa konsensusin e as prezencën e Ukrainës. Edhe pse u arritën 4 pika dakordësie në parim për t’i dhënë fund luftës, kjo lëvizje e Trump shkaktoi reagime të ashpra në nivelet më të larta politike në Evropë.

Bisedimet SHBA-Rusi, në Arabinë Saudite

Por Trump as nuk i mori parasysh, duke vijuar me deklaratat e tij të befta mbi homologun e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy. E quajti “diktator” dhe tronditi duke theksuar se ishte Ukraina ajo që kishte startuar këtë luftë.

3 vjet më vonë, Zelenskiy me të drejtë është “lodhur” (thonë burime mediatike nga Kievi) nga mbajtja në kurriz e të gjitha përgjegjësive dhe situatës së rëndë të atdheut të tij, ndërsa Evropa po përpiqet të “bashkohet” për t’i dhënë gjithë ndihmën e nevojshme.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy
Next Post
Fitoi zgjedhjet në Gjermani, Merz kërkon “pavarësi” nga SHBA. A është gati pjesa tjetër e Europës?

Fitoi zgjedhjet në Gjermani, Merz kërkon “pavarësi” nga SHBA. A është gati pjesa tjetër e Europës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In