Mbi 1000 zogj të klasifikuar në mbi 300 raca të ndryshme janë ekspozuar sot në Tiranë në Festivalin e parë të zogjve në Shqipëri mbeshtetur nga Ministria e Mjedisit dhe organizuar nga Shoqata ” Mbarështuesit e Kanarinave”-Shqipëri (MK), ne bashkëpunim me Shoqatën e Ornikulturës së Pulias në Itali.
I pranishëm në këtë aktivitet të parë të kësaj natyre, zv/ministri i Mjedisit, z. Kledi Xhaxhiu përgëzoi organizatorët dhe theksoi se ky është :”Aktiviteti i parë në nivel ndërkombëtar në Shqipëri dhe ka për qëllim ndërgjegjësojë publikun dhe mbarështuesit në vecanti për të drejtat dhe detyrat që ushtrohen ne hobin e mbarështimit te zogjve në zbatim të legjislacionit shqiptar.”
Aktiviteti i shërben mbarështimit të specieve të kultivuara, sidomos atyre që rrezikohet të zhduken nëse nuk mbeshteten nga kultivimi artificial (nga njeriu) sic eshte lloji I kanarines se bute, per te ruajtur dhe zhvilluar keto specie qe jane nje deshmi e gjalle e perpjekjeve qindravjecare te kultivuesëve te pasionuar, per ruajtjen e larmise biologjike te specieve qe nuk mund te riprodhohen ne kushte natyrore”




Gjyqtarët dhe ekspertë te huaj kanë shpjeguar se kjo është e para ekspozitë ornitologjike në Shqipëri, dhe shpresohet që së shpejti të shndërrohet në një traditë të përvitshme
Festivali i parë i zogjve synon të sjellë në Shqipëri eksperiencën e vendeve te tjera evropiane duke synuar që të mbështesë dhe përhapë pasionin, dashurinë dhe njohuritë per kanarinat e racat e tyre nëpërmjet ekspozimit të arritjeve të mbarështuesve shqiptarë dhe më gjerë në rajonet fqinje. si dhe të formalizojë kultivimin e specieve me vlera ndërkombëtare si dhe të nëngrupit të kanarinave gjysmë endemike të vendit.
Shoqata e Ornikulturës së Puglias, ka sjellë në Shqipëri të gjitha racat e kanarinave individët fitues në aktivitetet ndërkombëtare. Një grup i përbërë nga personalitete të ornitologjisë italiane, gjyqtarë ndëkrombëtarë dhe ekspertë të racave të ndryshme të kanarinave kanë marrë pjesë në këtë festival. Të pranishëm ishin edhe mbarështues nga Kosova, Maqedonia, Malit i Zi dhe Greqia.
Festivali do të vijojë në ditën e tij të dytë më 28 Nëntor 2016, në EXPOCiTY ndërsa gjyqtarët do të japin edhe cmimet për speciet më të mira./express/a.k










