• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 10 mijë infeksione respiratore në javë, ISHP: Në dimër do qarkullojë gripi dhe kovidi

by A R
04/10/2024 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luhatja e temperaturave dhe afrimi i dimrit po e ndryshojnë situatën epidemiologjike në vend.

Në ISHP, raportimet javore të qendrave shëndetësore në vend flasin për mbi 10 400 pacientë të prekur nga virozat dhe infeksione të tjera respiratore.

“Trendi i infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme ka paraqitur rritje dhe është një situate normale dhe e pritshme për stinën. Numri javor i personave të cilët paraqiten në qendrat shëndetësore është rreth 10 400 persona, që është i njëjti numër si vitin e kaluar”, shprehet epidemiologu Artan Simaku.

Sipas ISHP ende nuk është kapur rasti i parë me virusin e gripit, po ashpërsia e sezonit gripal këtë vit pritet të jetë e njëjtë me atë të vitit të shkuar, ndonëse gripi është i paparashikueshëm.

“Nuk kemi vërtetuar raste të konfirmuara me grip. Kurba fillon rritjen në muajin dhjetor për të arritur pikun në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt,” tregon specialisti i ISHP-së.

Qarkullimi gjithëvjetor i COVID-19 do të bëjë që edhe këtë sezon të shohim ngjashmëri simptomash mes covid dhe gripit, ku identifikimi i nënvariantit më të ri të Omicronit XEC I përhapur më shpejtësi së fundmi në Europë të jetë sfidë për mjekët.

“Aktualisht nga të gjitha variantet dhe nënvariantet qarkulluese të kovidit ka ngjashmëri, por klinicistët e kanë tashmë eksperiencën për të dalluar a anon më tepër diagnoza nga gripi apo nga kovidi,” shton z. Simaku.

ISHP do nisë këto ditë fushatën e vaksinimit ndaj gripit dhe Covid. Vaksina e gripit këtë sezon përmban 4 shtame virusesh.

/a.r

Next Post
EMRAT / KLP pranon pjesëmarrjen në komisionin “Xhafaj”, propozon dy anëtaret

EMRAT / KLP pranon pjesëmarrjen në komisionin “Xhafaj”, propozon dy anëtaret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

I akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

May 27, 2026
Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

“26 maji 1996 ishte grabitja më e madhe e votave”, Ngjela sulmon Berishën, paralajmëron publikimin e dokumenteve

May 27, 2026
Përplasja me Berishën, Salianji thërret demokratët në Tiranë: Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i PD-së

Përplasja me Berishën, Salianji thërret demokratët në Tiranë: Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i PD-së

May 27, 2026
OBSH ngre alarmin: Rreth 220 viktima nga Ebola, virusi po fiton terren

OBSH ngre alarmin: Rreth 220 viktima nga Ebola, virusi po fiton terren

May 27, 2026
Kremlini: Putin është i hapur për negociata me Europën! Moska e sheh pozitiv diskutimin për ndërmjetësit

Kremlini: Putin është i hapur për negociata me Europën! Moska e sheh pozitiv diskutimin për ndërmjetësit

May 27, 2026
Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

May 27, 2026
Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

May 27, 2026
Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

May 27, 2026
“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

May 27, 2026
Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In