• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbi 1 mln të vdekur nga COVID në botë/ India i afrohet SHBA, kalon 6 mln të infektuar

by Java News
28/09/2020 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri  i rasteve me Covid-19 në gjithë botën vazhdon të rritet, ku shifra në total ka shkuar në 33,328,833. Ndërsa, kanë ndërruar jetë 1,002,670 njerëz. NJë lajm i mirë edhe për ata që e kanë mposhtur virusin duke e cuar numrin në 24,647,700 persona.

Shtetet e Bashkura kanë numrin më të lartë të infeksioneve, me 7.1 milionë njerëz të infektuar që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 209,453 persona.

India, renditet e dyta me numrin më të lartë të rasteve në të gjithë botën, por ekziston mundësia që të tejkalojë SHBA-në, pasi rastet e reja të infektimit aty po rriten më shpejt se kudo tjetër. Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë regjistruar mbi 1,354 njerëz të infektuar, duke e çuar shifrën në total 6,074,702 persona. Ndërkohë numri në total i vdekjeve është 95,574 njerëz, raporton worldometers.

Meksika është një nga vendet që ka pasur një rritje të rasteve të infektimeve, ku gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar mbi 3,886 raste të reja infeksioni duke e çuar shifrën në total 730,317 njerëz, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 187 persona dhe numri në total ka shkuar 76,430 persona.

Gjithashtu, në Spanjë javën e fundit ka pasur një rritje të rasteve të infektimit, duke regjistruar në total 35,198 persona të infektuar. Më shumë se një e treta e infeksioneve janë në kryeqytet, Madrid, ku autoritet kanë vendosur kufizime të reja në tetë zona. Nga dita e sotme, aty njerëzit nuk do t’u lejohet të largohen nga zona e tyre, përveç atyre që duhet të shkojnë në shkollë ose në punë, ndërsa parqet publike do të mbyllen dhe orari i punës do të kufizohet.

Ndërkohë, Evropa po përballet me një valë të re infeksionesh të Covid-19, ku disa vende po kthejnë kufizimet ndaj popullsisë dhe bizneseve. Në Francë, kreu i Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Mjekëve ka thënë se “një valë e dytë infeksionesh me Covid-19 po mbërrin më shpejt sesa ishte menduar”. Të shtunën, në Franca janë regjistruar më shumë se 14,000 infeksione të reja. Ndërsa, në Holandë, Kryeministri Make Rutte e quajti valën e re të infeksioneve që kanë përfshirë vendin e tij “shumë shqetësuese”. Ai tha se kjo gjë mund të çojë në marrjen e masave kufizuese shtesë.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën.

g.kosovari

Next Post
Nën akuzë për abuzim seksual me nxënësen, Abaz Doga dërgohet për gjykim

Nën akuzë për abuzim seksual me nxënësen, Abaz Doga dërgohet për gjykim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com