Më shumë se 1 500 migrantë u shpëtuan në mëngjes në brigjet e Libisë, ndërkohë që nisjet janë rralluar javët e fundit në këtë pjesë të Mesdheut, njoftoi marina dhe roja bregdetare italiane.
Migrantët, që ishin ngjeshur në bord të shtatë varkave shpëtimi, u shpëtuan nga anijet e marinës dhe të rojës detare, por gjithashtu edhe nga njësi të tjera të angazhuara në operacionin detar evropian, “Sophia”, kundër trafikantëve si dhe nga një anije e Mjekëve pa Kufij.