• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbi 1.2 milionë vdekje në vit/ Paralajmërimi i OBSH për “epideminë” e obezitetit në Evropë

by Java News
03/05/2022 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “epidemia” e mbipeshës dhe obezitetit shkakton mbi 1.2 milion vdekje në vit në të gjithë Evropën.

Në raportin e publikuar të martën, OBSH-ja tha se normat e obezitetit në rajon janë rritur për 138 për qind në pesë dekadat e fundit.

Gati një e katërta e të rriturve tani janë obezë në Evropë – më shumë se në çdo rajon tjetër, përveç Amerikës, tha OBSH-ja.

“Përqindjet e mbipeshës dhe obezitetit kanë arritur përmasa epidemike në të gjithë rajonin dhe janë duke u përshkallëzuar”, tha Zyra në Evropë e OBSH-së.

“Rritja e indeksit të masës trupore është faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo të transmetueshme, përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare”, citohet në raport drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

Obeziteti shkakton së paku 13 lloje të ndryshme të kancerit dhe ka të ngjarë të jetë përgjegjës për së paku 200,000 raste të reja të kancerit në vit, thuhet në raport.

“Kjo shifër do të rritet edhe më në vitet e ardhshme”, paralajmëroi OBSH-ja.

Mbipesha dhe obeziteti vlerësohet se shkaktojnë më shumë se 1.2 milion vdekje në vit, duke përbërë më shumë se 13 për qind të vdekjeve në rajon, thuhet në raportin e OBSH-së.

Organizata bëri thirrje për ndryshimin e politikave, për të parandaluar obezitetin dhe për të promovuar stile të shëndetshme të jetesës. Si shembuj, ajo përmendi taksimin e pijeve me sheqer dhe subvencionimin e ushqimeve të shëndetshme./REL

g.kosovari

Next Post
Këto shenja do të përjetojnë ndryshime të papritura në punë dhe dashuri

Shenjat e Horoskopit që dashurohen më lehtë në pranverë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In