• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbi 1.1 mln viktima në botë nga COVID/ Franca futet në karantinë për 1 muaj. 500 mijë të infektuar në SHBA 7 ditët e fundit

by Java News
28/10/2020 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën vazhdon të rritet, duke kapërcyer shifrat e mbi 44 milionë personave më saktësisht 44,283,038 të prekur nga virusi vdekjeprurës që ka vrarë deri më tani 1,172,075 njerëz. Megjithatë të shëruar janë 32,466,672 të tjerë, sipas worldometers.

Që prej përhapjes së pandemisë në rang global dhe deri më tani, Shtetet e Bashkuara renditen të parat dukë shënuar 9,038,030 persona të infekuar, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 232,084 njerëz. India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 1,469 persona të infektuar dhe në total ka kapur shifrën e 7,990,322 njerëzve, ndërkohë numri në total i vdekjeve është 120,054.

Gati 500,000 njerëz janë infektuar Covid-19 në Shtetet e Bashkuara gjatë shtatë ditëve të fundit, pasi rastet e reja dhe shtrimet në spital vendosin rekord. Totali i shtatë ditëve është 491,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Brazili është një nga vendet ku numri i të infektuarve po rritet dita-ditës, gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar mbi 29,353 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total mbi 5 milionë, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 530 njerëz dhe numri në total është 154,981.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Gjermania, Greqi dhe Italia, Spanja kanë shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë vendosuar masat parandaluese. Në Spanjë gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 18,418 persona të prekur nga pandemia, duke e çuar numrin e të infektuarve mbi 1 milion dhe kanë ndërruar jetë mbi 267 pacientë dhe numri në total është 35,298.

Franca po shënon një rritje të infektimeve ditore çdo ditë, ku gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 33,417 pacintë të infektuar, duke çuar numrin në total 1,98,695 njerëz, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 523 pacientë, duke e çuar numrin në total 35,541.

Qeveria franceze ka vendosur që duke nisur nga nesër, I gjithë vendi të futet në karantinë për të paktën një muaj.

Sipas mediave vendase, karantina do të jetë më e butë se ajo që kaloi thuajse e gjithë bota në pranverë.

Edhe Italia nuk mbetet pas, kjo pasi gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 21,994 raste të reja infektimi, duke e çuar numrin në total 564,778 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 221 pacintë dhe numri në total i vdekjeve është 37,700 njerëz.

Në krahasim me vendet e tjera, Gjermani ka shifra më të “buta” duke shënuar mbi mbi 13,161 njerëz të infektuar dhe shifra në total është 463,419 persona. Ndërkohë kanë ndërruar jetë mbi 81 pacientë dhe numri në total është 10,263.

Rusia regjistroi 16,202 raste të reja të koronavirusit dhe një rekord të lartë me 346 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 26,935.

Me 1,563,976 infeksione, vendi me rreth 145 milion banorë ka numrin e katërt më të madh të rasteve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit.

Numri i vdekjeve të përditshme të koronavirusit në Ukrainë u rrit në 165 nga rekordi i mëparshëm i 141 viktimave të regjistruara në 21 tetor, raporton Reuters duke cituar këshillin e sigurimit kombëtar të Ukrainës.

Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi në Ukrainë tani ka arritur në 6755, sipas faqes së lajmeve Gordonua .

Këshilli tha se 7,474 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 363,075 raste me 6,755 vdekje.

g.kosovari

Next Post
Kuvendi i rrëzoi Qeverinë/ Reagon Kurti: 80 deputetë janë të gatshëm për shkëmbim të territorit të Kosovës

Infektohet me COVID kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

November 15, 2026
Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

November 15, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Me përjashtime nga partia bëhen edhe filma…

November 15, 2026
Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

November 15, 2026
Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

November 15, 2026
Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

November 15, 2026
Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In