• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbeturinat prej dy ditësh në flakë, ankohen qindra familje të Poliçanit

by A R
07/07/2019 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak kilometra në hyrje të qytetit të Poliçanit qindra familje të fshatrave Mbrakull, Plirëz dhe zonave përreth janë rrethuar nga tymi toksik që ka pushtuar gjithë territorin.

Prej dy ditësh, pirgje me plehra vazhdojnë të digjen në shesh-depozitimin e mbetjeve në hyrje të qytetit dhe askush nuk merr masa për situatën e krijuar. Djegia e plehrave është mënyra e preferuar e bashkisë Poliçan për të menaxhuar mbetjet e saj urbane, duke rrezikuar jo vetëm helmimin e burimeve natyrore të zonës por edhe duke rrezikuar edhe shëndetin e banorëve.

Vendi i grumbullimit të mbetjeve të qytetit të Poliçanit ndodhet në hyrje të qytetit buzë një përroi që rrjedh nga mali, i cili përshkon zonën përreth e derdhet në lumin Osum. Era e rëndë dhe tymi helmues që vazhdon prej dy ditësh në këtë shesh depozitimi ka vënë nën pushtet jo vetëm zonën ku këto mbetje vegjetojnë prej vitesh por edhe zonat përreth.

Ajo që bën edhe më të dukshme është se djegia rrezikon edhe gjelbërimin, pyjet me shkurre si dhe zonën e banuar në fshatrat përreth. Ndërsa nuk duket asnjë ndërhyrje nga drejtoria e shërbimeve për ta vënë në kontroll, situata sa vjen e rëndohet.

Banorët e zonës i shmangen kamerave pasi nuk duan të konfliktohen më bashkinë por jashtë kamerave pohojnë se kjo është pothuajse situate që vijon prej vitesh. Ky vend depozitim ndodhet pikërisht pranë rrugës nacionale që të çon drejt kanioneve, ku vizitorë të shumtë përballen me një pamje jo të këndshme në udhëtimin e tyre.

/TCH

Next Post
I moshuari i çon tortë nipit në spital… por ishte me kanabis

I moshuari i çon tortë nipit në spital… por ishte me kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com