• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbetjet toksike, kreu i Rrjetit të Bazelit: Ja çfarë gjetëm në Tajlandë! Presim analizë të plotë nga autoritetet

by A R
28/10/2024 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jim Pocket, drejtor i Rrjetit të Bazelit, nga Durrësi ka dalë në një prononcim për mediat lidhur me anijen me 102 kontejnerë me mbetje toksike. Pocket deklaroi se anija po mbahet 1 km larg bregut dhe pritet që pasditen e sotme të ankorohet në port.

Rrjeti i Bazelit (BAN) ka si mision të mbrojë shëndetin dhe drejtësinë mjedisore globale duke i dhënë fund tregtisë toksike, duke fuqizuar një të ardhme pa lende toksike dhe duke bërë fushatë për të drejtën e secilit për një mjedis të pastër.

“Jemi këtu me rastin arritjes së anijes me mbetej toksike me 102 kontejnerë. Presim që anija Moliva të arrijë prapa krahëve tonë dhe të ankorohet pasdite. Do të vinte sot në mëngjes në orën 8, por është kërkuar nga autoritetet të mbahet një km larg bregut. Kemi informacion që kemi kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje”, tha Pocket.

“Besoj se kjo shtyrje është për shkak se ju jeni të gjithë këtu. Besojmë se pasdite do të ankorohet, por nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas. Jemi në dijeni se ka një procedim penal nga Prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që prokurorët të jenë këtu kur të vijë anija. Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë dhe në transparencë me publikun. Ka pasur shumë polemika për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje toksike, por jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike. Presim një analizë të plotë nga organet kompetente. Jam 100% i sigurt se kjo ngarkesë nuk duhej të transportohej në Tajlandë. Kemi shkuar te fabrika në Tajlandë dhe e kemi parë atje. Kemi bërë ekzaminimet tona dhe kemi gjetur mbetje toksike të rrezikshme, arsenik dhe plumb. Besojmë se e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan prandaj janë bërë gjithë vëzhgimet  e nevojshme”, shtoi Pocket.

Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ është nje shoqate mjedisore me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

Mëngjesin e së hënës, Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar kontejnerët e dyshuara me mbetje toksike menjëherë sapo janë rikthyer në Portin e Durrësit.

Në vendimin për sekuestrim të Prokurorisë theksohet se bëhet fjalë për 102 kontejnerë, të cilët tashmë janë urdhëruar të depozitohen në një vend të sigurt dhe të monitorohen 24 orë me kamera, shkruan A2.

Anija që i transporton ato është ankoruar mëngjesin e sotëm në radën e portit të Durrësit. Anija “Molive” është ankoruar rreth 1.5 milje larg portit.

Ndërkohë, mësohet se Shqipëria mund të gjobitet për tentativën e kalimit të mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës.

/a.r

Next Post
Arrestohet trafikanti gjerman, tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë të një shtetasi tjetër

Arrestohet trafikanti gjerman, tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë të një shtetasi tjetër

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Ja shume dakort me mbrojtjen e popullates nga rrheti Bazelit por per te pasur nje garaci te plote Jim Pocket eshte mire te jete prezent gjate analuzave, seose qe ai qe deklaroi se ngarkesa ka rrezikshmeri per njerezit

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

29 Nëntori/ Kryeministri Rama uron 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

“SPAK, SPAK, SPAK…”/ Kryeministri: Opozita në depresion e përdor për të goditur qeverinë!

December 30, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

December 30, 2025
Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

December 30, 2025
“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

December 30, 2025
“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

December 30, 2025
“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

December 30, 2025
Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

December 30, 2025
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com