• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbetjet, Rama: Nëse nuk ndërhyjmë sektori falimenton, 3 mijë njerëz do mbesin të papunë

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në reagimin e tij të parë në lidhje me prligjin për mbetjet urbane, Kryeministri Edi Rama ka pohuar se nëse situata do të ishte njëlloj si ajo e tre viteve më parë, atëherë ai nuk do ta pranonte këtë ligj.

Rama ka shtuar se që nga ajo kohë, kur PD kërkonte të fuste një ligj, në kohën kur as laboratorë nuk kishte, sot, situata ka ndryshuar.

Kryeministri ka dhënë detajet, duke shpjeguar se ligji nuk parashikon importin e mbetjeve të rrezikshme. Për më tepër, Rama ka shtuar se nëse nuk ndërhyhet, rrezikohet që sektori i riciklimit të mbetjeve të falimentojë dhe në rrugë të dalin më shumë se 3200 punonjës.

“Së pari nëse i referohemi 3 viteve më parë, unë do të bëja të njëjtën gjë, pasi gjithcka ishte jashtë kontrollit, sepse ligji nuk garantonte mbrojtjen nga plehrat e rrezikshme.

E kam thënë, mos sillni shembull Europën, por shikoni që s’kemi asnjë instrument kontrolli.

Në 2013 nuk kishte asnjë lloj kapaciteti në infrastruktrë apo burime njerëzore që mund të garantonte zbatimin e ligjit, ashtu sikur kishte probleme në garancitë e kontrollit.

Sot ka një laborator të certifikuar nga BE. Sot mbetjet do të hyjnë vetëm në tre pika që disponojnë kapacitet të plotë kontrolli, jo si me ligjin e 2013 ku mund të hynin kudo.

Sot laboratori bën të mundur të gjithë analizat e cdo materiali, por kemi edhe një ekip njerëzisht edhe ata të trajnuar nga BE, një program i tërë i BE është vënë në punë për rritjen e kapaciteteve fizike në këtë fushë.

Po të shikoni ligjin, përjashtohet cdo lloj mbetje për arsye incenerimi përvec pjesës së listës dhe cdo mbetje importohet vetëm… çdo mbetje importohet vetëm nga industria e riciklimit, që sot ka 3200 punonjës të siguruar dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të bëjë asnjë lloj eksporti apo importi nga këtu. Nëse ne nuk do të bënim këtë ndërhyrje do të falimentonin industrinë e riciklimit dhe do të linin rrugëve 3200 punonjës dhe do të mbyllnim një front pastrimi mjedisor.

Me hartën dixhitale të mbetjeve urbane dhe me të, sot ne kemi një pamje të qartë të gjithckaje që ka në territorin e Shqipërisë për mbetjet e vendit.

Sic ju them që të kesh ndërtuar Lazaratin dhe të flasësh sot për fenomenin e marijuenës, sikur të ka rënë barra të shpëtosh vendin, është një maskaradë e madhe.

E njëjta ndodh me plehrat, shkoni shikoni pak Elbasanin… atje kishit lënë një mal me kërme, që i merrte frymën cdo natë fëmijëve e të moshuarve, ndërkohë që sot po ndërtohet një pyll i plotë.”- tha Rama.

 

Next Post
Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si dashuroni

Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si dashuroni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com