• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbetjet e bllokuara në Vlorë/ Del raporti i prokurorisë: Nga analiza rezulton se…

by Java News
22/02/2020 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Del raporti për mbetjet që u gjetën në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, që solli në arrestimin e 6 personave. Pas sekuestrimit të mbetjeve, është bërë analiza e tyre nëse kanë pasur përmbajtje radio-aktive.

Nga këqyrja dhe testimi i materiale me pajisjen “MINI RAD” që u gjetën dhe u sekuestruan, në procesverbal theksohet se rezultoi se ato nuk kanë përmbajtje radioaktive.

“Pasi është shkuar brenda vendit ku ndodhej prova materiale nga ana e punonjësit të doganës Vlorë është ndezur pajisja dhe është matur në të gjithë territorin ku ndodheshin mbetjet provë materiale, por nga testimi me pajisje nuk rezultoi të shfaqeshin në ekranin e pajisjes sinjalistike si numra të nivelit, efekte zanore apo dridhje që të na paralajmëronte dhe do të na provonte se në këto mbetje do të kishte element radioaktiv që maste kjo aparaturë” thuhet në procesverbalin e firmosur, nga oficerët e policisë gjyqësore, punonjësit e doganës Vlorë, përfaqësuesi i tragetit dhe laboranti i policisë shkencore.

Pajisja sipas procesverbalit disponon 9 nivele për matjet e vlerave të të rrezikshmërisë së lëndëve radioaktive. Megjithatë mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Pas zbulimit të rrjetit që dyshohet se kontrabandonin në Shqipëri lëndë të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin me qëllim për t’i depozituar në vendin tonë, gjashtë të arrestuarit në Vlorë, mohojnë të kenë lidhje me trafikun e mbetjeve toksike të rrezikshme. Po ashtu edhe përfaqësuesit e kompanisë italiane që kanë në pronësi tragetin e linjës së Brindisit mohojnë dyshimet që janë ngritur.

g.kosovari

Next Post
‘Halabakja e rrugës”/ Kryemadhi “lëshon” gjuhën, sulmon Gjonajn dhe Vorpsin: Më 2 mars në Bulevard

‘Halabakja e rrugës"/ Kryemadhi “lëshon” gjuhën, sulmon Gjonajn dhe Vorpsin: Më 2 mars në Bulevard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

September 20, 2026
Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com