• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbetjet”/ Basha nga Lezha: Rama ia mbath nga revoltat popullore

by A R
01/10/2016 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar nga Lezha protestën e zhvilluar sot në kryeqyte kundër ligjit për importin e mbetjeve. Teksa ka vijuar turin e bashkëbisedimit me demokratët lezhjanë, Basha tha se “mijëra qytetarë protestuan sot kundër vendimit të Edi Ramës për importin e plehrave, një çështje për të cilën 3 vjet më parë kishte dalë garant se nuk do të ndodhte kurrë”.

“Tre vjet më pas Edi Rama e harroi këtë premtim, si gjithë premtimet e tjera më të cilat erdhi në pushtet. Sot qytetarët ndihen të tradhtuar, të varfëruar dhe të nëpërkëmbur nga Edi Rama. Por siç e ka zakon i ikën përballjes me qytetarët për mashtrimet e tij. Këtë gjë bëri dhe sot ndërsa qindra qytetarë protestonin poshtë zyrës së tij”, tha Basha.

Në vijim të fjalës së tij, kryedemokrati Basha tha se “Sa herë që ka revoltë qytetare Edi Rama ia mbath si frikacak. Është ngujuar me njerëzit që i ka përdorur për të lidhur paktin me mafien, ndërkohë që qytetarët janë në shesh përballë tij e do të jenë përballë tij edhe më shumë”.

Basha ndërkaq, ka shprehur edhe qëndrimin e PD, duke theksuar se 60 mijë qytetarë kërkuan sot të drejtën për referendum

“Nuk ka debat ideologjik, ka një debat parimor: Do të jemi me qytetarin apo do të jemi me oligarkinë? Do të jemi me shqiptarët apo do të jemi me mafien ndërkombëtare të plehrave? Edi Rama e ka bërë zgjedhjen e tij, ai ka zgjedhur mafian ndërkombëtare të plehrave dhe për këtë ka tradhtuar edhe ata qytetarë që i përdori për të ardhur në pushtet para tre vitesh.

Edhe ne kemi bërë zgjedhjen tonë, së pari duke kërkuar ndjesë për çdo aspekt të gabuar në lidhje me këtë çështje dhe së dyti duke u rreshtuar pa asnjë ekuivok për zërin qytetar, për interesin publik.
Interesi publik fillon duke dëgjuar zërin e qytetarit sot për këtë çështje, ku mbi 60 mijë qytetarë e kërkuan të drejtën e referendumit dhe e fituan. Dhe nesër duke iu garantuar qytetarëve që për çdo çështje të interesit publik vendimet tona në qeveri nuk do të jenë vendime të prirura duke dëgjuar vetëm një palë, duke vendosur në dhomat e pushtetit me grupet e interesit, por duke pyetur dhe duke vendosur bashkë me qytetarët. Dhe ky është fillimi i një modeli të ri politik dhe shoqëror që e presin shqiptarët. Në fakt është edhe fija e fundit e shpresës për të mbyllur hendekun midis politikës dhe popullit. Fija e fundit e shpresës për t’iu treguar shqiptarëve që kjo parti, ndryshe nga çdo parti tjetër është parti e qytetarëve, është parti e popullit”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi se ndërsa po i vjen ora e përballjes me qytetarët “Edi Rama ka nisur një tur tjetër për t’u mbushur mendjen qytetarëve me investime imagjinare,apo duke përuruar investime të qeverisë së mëparshme. Këtë gjë po bën me bujqësinë”. Basha tha se, “Pavarësisht se nuk flet qoftë dhe për një investim konkret, Edi Rama fton fermerët të marrin kredi pasi i mashtroi për subvencionet dhe mbështetjen që do t’i jepte këtij sektori” tha Basha raporton BW.

“Vjen vërdallë dhe ju flet për bujqësinë dhe ju thotë fermerëve merrni kredi. Pse vallë kjo është detyra e Kryeministrit t’u thotë fermerëve merrni kredi?! Kjo është detyra e bankave. Ky çfarë është sekseri i bankave?! Ku i ka subvencionet? Ku i ka investimet? Edi Rama nuk bëri asgjë në këto tre vite për bujqësinë. Nuk bëri asgjë në këto tre vite për fermat. Dhe sot u vjen vërdallë si buratin dhe ju thotë merrni kredi. Sepse paratë që duhet të përfundonin në subvencione për fermat, në investime për zhvillimin rural, përfunduan në xhepat e një grushti njerëzish që i ndajnë këto para me Edi Ramën dhe qeveritarët e korruptuar në Tiranë”.

“Mandatit të tij po i vjen fundi, theksoi lideri i opozitës dhe për këtë Rama nuk nguron të hapë thesin e rrenave, për rritje pagash e pensionesh, ulje taksash e shërbime ndaj qytetarëve, pasi në tre vite bëri të kundërtën e asaj që premtoi në 2013-ën. Edi Ramën e rren mendja se do t’i ngopë shqiptarët me lugën bosh”, theksoi Basha./a.m.

Next Post
Luftime të ashpra mes rebelëve dhe forcave qeveritare në Aleppo

Luftime të ashpra mes rebelëve dhe forcave qeveritare në Aleppo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

August 4, 2026
Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

August 4, 2026
Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

August 4, 2026
Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

August 4, 2026
Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

August 4, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

August 4, 2026
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

SPAK konfirmon kallëzimin ndaj Dumanit në Itali: Ja kronologjia e plotë e çështjes

August 4, 2026
“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

August 4, 2026
Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

August 4, 2026
Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com