• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbeti pa para dhe të dashur në mes të Nju Jorkut, ish-missi tregon historinë e rikthimit në Shqipëri

by Ardit Rada
25/07/2020 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi festoi 20-vjetorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-miss “Universe Albania”, Trejsi Sejdini është rikthyer sërish në Shqipëri.

Ajo ndodhet me pushime në Jug, nga ku poston foto provokuese dhe në një intervistë për “Vizioni i pasdites”, tregoi se kush e fotografon në mënyrë që të kuptohet nëse pas pozave hot fshihet ndonjë partner i ri.

“Tani kam mamin që m’i ka qa nja dy foto dje, po kam edhe Klevin, fotografin tim që rri gjatë gjithë kohës me mua”, u shpreh ajo. Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar pyetjet e ndjekësve se cila është arsyeja që Trejsi e la Amerikën, ku shkoi për t’u përfshirë në ndonjë projekt të rëndësishëm si modele.

Le ta nisim historinë fillimish nga vetë rrëfimet dhe veprimet e saj. Ish-miss Universe ndodhej në SHBA gjatë karantinës dhe e vetmja mënyrë argëtimi për të ishte ‘Tik Tok’. Në disa video që publikonte herë pas here, Sejdini zbuloi edhe disa detaje nga jeta e saj.

Me anë të një videoje me alternativa, modelja tregoi se preferon meshkujt para femrave, tatuazhet më shumë se pirsing dhe hashashin më shumë se alkoolin. Pak kohë më parë, ajo njoftoi se do të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të provuar karrierën si modele dhe nuk vonoi shumë tek u pa të postonte foto nga Nju Jorku, ku edhe mori pjesë në sfilatën e parë në javën e modës atje.

Trejsi hapi shfaqjen e Raul Penaranda, duke prezantuar koleksionin e 21-të të markës, ku u pa të dilte në pasarelë e veshur me një fustan të zi, momente të cilat i shfaqi me disa foto në “Instagram”.

“E lumtur që po hap shfaqjen për Raul Penaranda në Javën e Modës 2020. Faleminderit që më zgjodhët!”, shkruante ajo. E menjëherë pas largimit, Trejsi ra në sy edhe të supermodeles me famë botërore, Gigi Hadid.

Kjo, për shkak të dy fotove të publikuara nga Trejsi, ku kishte veshur një kostum sportiv të Gigit në bashkëpunim me një markë tjetër veshjesh. Ylli botëror ripostoi fotot e Trejsit në “Instagram”-in e saj dhe kjo gjë e lumturoi shumë modelen shqiptare, e cila e konsideronte atë një idhull.

Me largimin nga Shqipëria, Trejsi la pas jetën e saj gjithë telashe me të dashurin problematik, për të filluar një jetë të re në SHBA. Kujtojmë që ajo u përfshi në një skandal policor, pasi ish-i dashuri i saj, Leonard Duka, (tashmë në kërkim), vrau ish-efektivin Santiago Malko.

Gjithashtu, pak kohë më parë u publikua një video ku raportohej se Trejsi u rrah brenda makinës së saj nga disa djem. Por cila ishte strategjia e saj për të deklaruar se ajo po mbyllte një kapitull të errët të jetës së saj në Shqipëri, për të nisur një tjetër në SHBA? Hapi i parë ishte të deklaronte se ishte ndarë nga i dashuri problematik.

Gjatë një interviste në “RTV Ora”, ajo foli për jetën e saj private dhe u shpreh se momentalisht ishte single, duke deklaruar kështu ndarjen nga i dashuri i saj në arrati, Duka.

Pyetjes: “Aktualisht, je single apo në një lidhje?”, ajo iu përgjigj: “Për momentin, jam single. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të më suleni të gjithë dhe të filloni me provokimet tuaja”.

Për shkak të historisë së saj me një prej kokave të bandave, ajo sot është një emër mjaft i lakuar edhe në median rozë. Por ndërsa mbylli këtë kapitull, për të nisur një të ri jashtë Shqipërisë i duheshin shumë para. Me sa duket, pas atij projekti të vetëm, edhe për shkak të stopimit të eventeve për shkak të pandemisë, Trejsi e tregoi vetë se u gjend në një situatë të vështirë ekonomike në SHBA.

Me anë të një video live në “Instagram”, ajo deklaroi se nëse në SHBA nuk punon, nuk arrin do të jetosh.

“Sa të mësohesh. Tani që është kjo karantina se mërzitëm në shtëpi vetëm. Por këtu ke ku me dalë, kur ke njerëz që takon, del e bën. Unë më përpara kur kisha jetë normale, dilja pothuajse përditë që pija ndonjë gjë. Nuk është se mërzitesh.

Bën punë gjithë ditës dhe kur ke me çfarë të merresh, ikën dita dhe nuk kuptohet. Kur nuk ke me çfarë të merresh, nuk jetohet. Jo vetëm për të ardhura, për mundësi, por nuk jetohet. Ç’do bësh? Nuk ka kohë të merret kush me ty, me pi kafe në Bllok, se të gjithë kanë punët e veta”, u shpreh Trejsi.

E, sipas njerëzve pranë saj, kjo ka qenë edhe arsyeja e rikthimit në Shqipëri, mungesa e një partneri dhe kryesorja mungesa e parave.

Next Post
A duhet të izolohemi 14 ditë, apo më shumë nëse jemi pozitiv me Covid-19? Ja çfarë rekomandohet

A duhet të izolohemi 14 ditë, apo më shumë nëse jemi pozitiv me Covid-19? Ja çfarë rekomandohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In