• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbeti jashtë Kuvendit, Vasili i kërkon LSI-së luftë për mandatin e tij: Demaskoni zgjedhjet mafioze

by A R
30/04/2021 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në partitë e opozitës kanë nisur ‘gjuetinë’ e gjetjes së parregullsive të procesit zgjedhor dhe të numërimit të votave të 25 prillit. Pas humbjes në zgjedhje në selitë e PD dhe LSI janë mobilizuar për të parë pamjet filmike të qendrave të votimit një për një. Këtë mobilizim në LSI ia kanë lënë në dorë Petrit Vasilit, nënkryetarit të partisë.

“Mirëmëngjes! I gjithë grupi duhet të jetë në gadishmëri të plotë! Me të marrë njoftimin e mbërritjes se imazheve filmike do filloni urgjentisht nga puna!

videntimi i çdo parregulltesie është betejë për jetë a vdekje! Çmontimi dhe demaskimi i ketyre zgjedhjeve mafioze është detyra më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Asnjë nga ju nuk do të mungojë në këtë proces përfshirë anëtarët e grupit që kanë qenë kandidatë për deputetë”, ka shkruar Vasili në mesazhin e dërguar që para dy ditësh, kur ende ishte në proces numërimi.

Dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI, njëzëri kanë folur për proces të parregullt zgjedhor. Edhe Lulzim Basha edhe Monika Kryemadhi pretendojnë se vota është tjetërsuar. Ata thonë se do të bëjnë një betejë në këtë drejtim.

Se si do të jetë kjo betejë e opozitës për zgjedhjet, liderët nuk dhanë detaje, por si PD dhe LSI hapin e parë e patën një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë në dorë pamjet filmike të procesit zgjedhor.

PD-ja kërkoi pamjet filmike të qendrave të votimit dhe të numërimit, pasi i gjithë procesi është monitoruar me kamera nga KQZ. Ashtu sikundër kërkoi edhe të dhënat e grumbulluara nga identifikimi biometrik që u bë në të gjithë Shqipërinë, por edhe të atyre që u identifikuan manualisht në zonat ku pajisja elektronike nuk funksionoi. Me pretendimin e parregullsive të konstatuara nga numëruesit e vëzhguesit e partive në terren, edhe LSI-ja, një ditë pas PD-së, ju drejtua me kërkese zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ndryshe nga demokratët, Monika Kryemadhi kërkon vetëm pamjet filmike të qendrave të votimit në rang vendi, dhe një kopje të materialit elektronik të pajisjes së identifikimit biometrik, duke mos kërkuar kamerat e procesit të numërimit.

Shqiptarja.com

Next Post
Dita e tretë e protestës në PD, Kadilli: Është problemi i Bashës nëse shqiptarët zgjedhin një thes mielli para tij

Dita e tretë e protestës në PD, Kadilli: Është problemi i Bashës nëse shqiptarët zgjedhin një thes mielli para tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

October 20, 2026
Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

October 20, 2026

“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

October 20, 2026
Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

October 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

October 20, 2026
Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

October 20, 2026
Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

October 20, 2026
VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

October 20, 2026
Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com