Katër turistë që mbetën të bllokuar në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës” janë shpëtuar mbrëmjen e së hënës.
Ata u bllokuan në pjesën e kanionit ndërsa eksploronin zonën për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes u nisën shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse. Pasi u shpëtuan, turistëve u është ofruar edhe asistenca mjekësore.
Sipas asaj që bën të ditur policia aktualisht ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
/e.d