• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbetem kuqezi, nuk largohem nga Kombëtarja”

by A R
30/08/2017 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Xhaka e ka pranuar gabimin e tij dhe pas diskutimit me trajnerin e ri Kristian Panuçi, ai do të rikthehet të jetë pjesë e skuadrës përfaqësuese. Mesfushori i Bazelit ka thyer heshtjen pas shumë kohësh qetësie duke treguar ekskluzivisht për Top Channel një mesazh sqarues.

“Kohët e fundit janë shkruar shumë gjëra të pavërteta dhe të fryra në media. Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem nga Kombëtarja. Kam qenë dhe do të jem përgjithmonë një Kuqezi me zemër”, thotë Xhaka.

Sa i përket ngjarjes së fundit, futbollisti i përfaqësueses shqiptare e konsideron një keqkuptim që tashmë ka kaluar.

“Dua t’i uroj trajnerit të ri Kristian Panuçi suksese në këto dy ndeshje të radhës. Do ta ndjek si gjithmonë që nga sekonda e parë ndeshjen e përfaqësueses sonë. Vërtetë nuk do të mundem të jem në këto dy ndeshje, por me shpirt dhe me zemër mbetem gjithmonë brenda kësaj kombëtareje. Pres me padurim që t’i rikthehem skuadrës”, vijon ai.

Rikthimin e paqes mes Xhakës dhe Panuçit e ka bërë të ditur vetë trajneri në konferencën për shtyp në fillim të këtij grumbullimi, i cili publikisht ka deklaruar se kjo është një çështje e kaluar dhe se Taulant Xhaka është një lojtar i planeve të tij për ndeshjet e ardhshme.

Next Post
VIDEO / Nis Festivali i Domateve në Spanjë, mijëra njerëz gati për “luftë”

VIDEO / Nis Festivali i Domateve në Spanjë, mijëra njerëz gati për "luftë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com