• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbështetje Shqipërisë dhe MV për në BE/ Zbardhet deklarata e Samitit të Brukselit, firmosin Kosova dhe Serbia

by Java News
29/01/2020 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet deklarata përfundimtare e Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur dje në Bruksel ku kanë firmosur edhe Kosova dhe Serbia. Në deklaratë thuhet se parlamentet luajnë një rol kyç për axhendën e reformave të Bashkimit Europian, ndërsa shpreh gatishmërinë e saj për të mbështetur perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata e cilësojnë se Samiti i Zagrebit mund të kthejë besimit tek politika e zgjerimit, duke e quajtur atë një proces në favor të dy palëve.

DEKLARATË E PËRBASHKËT

“Ne, Kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me Presidentin e Parlamentit Evropian

dhe Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, i cili përfaqëson Presidencën kroate të Këshillit të BE-së,

1. Rikonfirmojmë rolin kyç të parlamenteve për çuarjen përpara të axhendës së reformave të BE-së dhe për ruajtjen e aspiratës evropiane të popujve të Ballkanit Perëndimor;

2. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian që të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bazuar ne plotesimin e kritereve te anetaresimit, dhe të japë një mesazh politik të qartë dhe pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe dhenien e statusit te vendit kandidat;

3. Gjykojmë se Samiti i Zagrebit mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm për të kthyer kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe për ti dhënë këtij procesi një shtysë të re efektive përmes konkluzioneve konkrete që do ta çonin rajonin më pranë BE-së dhe do të garantonin qëndrueshmërinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor;

4. Konfirmojmë angazhimin e plotë të parlamenteve tona për të marrë pjesë në reflektimet për një “qasje të re” ndaj zgjerimit, në mënyrë që procesi të bëhet më demokratik, më transparent dhe më pranë qytetarëve dhe shoqërisë civile; rikonfirmojmë se sundimi i ligjit është – dhe duhet të mbetet – një gur themeli i procesit të anëtarësimit;

5. Besojmë fort se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë në dobi të popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të Vendeve Anëtare të BE-së, dhe mund të sjellë pajtimin aq të nevojshëm në rajon;

6. Gjykojmë që, ndërsa përgatitjet për Konferencën mbi të Ardhmen e Evropës po ecin me shpejtësi, Ballkani Perëndimor Gjashtë duhet të jetë tërësisht i lidhur me punën e Konferencës;

7. Jemi plotësisht të angazhuar të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë parlamentare dhe dimensionin parlamentar të procesit të zgjerimit, si dhe për të thelluar kulturën parlamentare, të bazuar në arritjen e konsensusit përmes një dialogu për qëllim të mirë, të hapur, gjithëpërfshirës dhe jo-konfrontues, i udhëhequr nga interesi për paqe të qëndrueshme; theksojmë rëndësinë e programeve për mbështetjen parlamentare dhe të ngritjes së kapaciteteve, të realizuara në nivel lokal dhe rajonal, të mbështetur nga Parlamenti Evropian;

8. Besojmë se fuqizimi i parlamenteve është një pjesë thelbësore e procesit të zgjerimit, pasi vetëm parlamentet e fuqizuara dhe efikase, me kultura të forta të dialogut gjithëpërfshirës dhe arritjes së konsensusit, mund të jenë motorë të vërtetë dhe efektivë të reformave.

Së fundmi, ne, Kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë, me mbështetjen e plotë të Presidentit të Parlamentit Evropian dhe Kryetari i Parlamentit te Kroacise, i cili perfaqeson Presidencen kroate te Keshillit te BE-se, angazhohemi për të drejtuar parlamentet tona përkatëse në këtë rrugëtim dhe të ndihmojmë për të krijuar një moment të ri politik në procesin e zgjerimit që i përgjigjet pritshmërive të të gjithë qytetarëve tanë.

David Maria Sassoli

President i Parlamentit Evropian

Gordan JandrokovićKryetar i Parlamentit të Kroacisë

Gramoz Ruçi

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Denis Zvizdić

Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, Asambleja Parlamentare e Bosnjë-Hercegovinës

Dragan Čović

Kryetar i Dhomës së Popujve, Asambleja Parlamentare e Bosnjë-Hercegovinës

Glauk Konjufca

President i Kuvendit të Kosovës

Ivan Brajović

President i Parlamentit të Malit të Zi

Talat Xhaferi

President i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Maja Gojković

Kryetare e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë

Next Post

Shpërthim tritoli në një lokal në Durrës, policia jep detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

February 6, 2026
TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

February 6, 2026
Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

February 6, 2026
Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Rama: 7 milionë euro mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin

February 6, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

February 6, 2026
Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

February 6, 2026
Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In