Me sytë drejt të ardhmes dixhitale, qeveria shtyn të rinjtë e moshës 16-35 vjeç, edhe pa përvojë në shkenca kompjuterike, të bëhen pjesë e Programit të Kodimit.
Ata që duan të bëjnë kurse profesionale për kodim, elektronikë, siguri kibernetike, robotikë apo dizajn, mund të përfitojnë mbështetje nga qeveria 50 % të vlerës së çmimit të ofrimit të këtyre programeve, duke aplikuar në e-albania.
ADMIR MALAJ
QENDER PRIVATE E KURSEVE PROFESIONALE
“Tek ne çmimet e referencës janë 2.250 dollarë për kursin 4-mujor kur ti fillon me eksperiencë zero dhe del i gatshëm për t’u futur në botën e punës. Me mbështetjen e qeverisë, kjo kosto shkon nga 0 sepse mund të mbulohet totalisht nëse je punëkërkues i papunë, në 50%. Nisma në vetvete është për t’i shtuar vlerë tregut local, pra tregut tonë të punës sepse Shqipëria kërkon të dixhitalizohet dhe për një arsye të dytë, sepse jemi një vend që kërkon t’i eksportojë këto shërbime. Janë diku te 1000 aplikime në nivel kombëtar, deri tani te ne kanë ardhur diku te 200 aplikime që po përpunohen dhe ne marrim parasysh disa kritere si dëshirën reale të aplikantëve, disa aftësi teknike dhe kohën fizike që të bëhet ky trajnim sepse kërkon përkushtim. Është një punë konstante gjatë javës që mund të kërkojë 20-30 orë.”
Edhe pa mbështetjen e qeverisë, interesi i të rinjve për kurset e IT ka ardhur gjithmonë në rritje gjatë viteve të fundit.
ADMIR MALAJ
QENDER PRIVATE E KURSEVE PROFESIONALE
“Edhe vitin e kaluar pa qenë kjo mbështetje, ne si qendër kishim 100 kursantë dhe 80 janë certifikuar dhe përiqndja e punsimit është diku te 80. Kompanitë tona po konkurrojnë me kompanitë e huaja edhe duke qenë forca e punës rezidente në Shqipëri. Intersi i të rinjve për këto degë është neë rritje vit pas viti diku te 50-60%. Eshtë një treg në ekspansion jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën.”
Sipas qeverisë, biznesi vetë ka gjithnjë e më shumë nevojë për te rinj me aftësi në IT dhe në 5 vitet e fundit, numri i të punësuarve në këtë drejtim është rritur me 210%.
/a.r