• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbështetja për fermerët/ Zbardhet vendimi i qeverisë, kriteret që duhet të plotësojnë përfituesit

by E S
08/03/2025 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar fondin e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2025. Ndryshe nga viti i kaluar, për 2025-ën janë shtuar përfituesit, por fondi në dispozicion është më i vogël.

Për pasojë, aplikimet e shtuara përgjysmojnë shumën që do të përfitojë mesatarisht një fermer. Me 44 milionë euro në dispozicion, 8 milionë më pak se një vit më parë, sipas ekspertëve është një arsye e fortë se përse është e pamundur të nxitet zhvillimi i mëtejshëm bujqësor dhe blegtoral.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, ‘Për bujqësinë dhe zhvillimin rural’ dhe të ligjit nr.115/2024, ‘Për buxhetin e vitit 2025’, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi: Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2025 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zëri ‘Transfertë në buxhetet familjare’ (llogaria ekonomike 606), përdoret për: rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura, të bimëve mjekësore dhe aromatike e të prodhimeve blegtorale, duke ulur kostot nëpërmjet pagesave për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara”, – thuhet në vendim.

Ky fond gjithashtu do të përdoret për mbështetjen e fermerëve nëpërmjet pagesave për uljen e kostos për naftën që përdoret, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike, mbështetjen e formave të kooperimit në bujqësi. Në vendim bëhet me dije se masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë në disa fusha. “Pagesa për gjedh të matrikulluar, në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë lopë/ mëshqerrë dhe deri në 5 000 (pesë mijë) lekë/krerë viça për fermer/aplikant, me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë gjedhe.

Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “Shoqëri e bashkëpunimit bujqësor (në vijim SHBB)”. Pagesa, në vlerën deri në 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese) për fermer/aplikant, me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status ‘Grup fermerësh’, ose SHBB “, nënvizohet në vendim.

Mbarështimi i bletarisë në vlerën deri në 1 000 lekë për zgjua për fermer/aplikant, me jo më pak se 50 zgjoje. Për pjesën mbi 150 zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. Pagesa, në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermer/ aplikant, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha. Për sipërfaqen mbi 5 (pesë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. “Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që përdorin kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve (domate, speca, tranguj, luleshtrydhe).

Masa e përfitimit është në 50% të vlerës totale të faturave tatimore për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishme, por jo më shumë se 30 000 mijë lekë për dynym, në rastin e dy mbjelljeve në vit. Për fermerët individualë, që aplikojnë për mbështetje vetëm për kontrollin biologjik, sipërfaqja minimale e kultivuar është 3 (tre) dynym, ndërsa për aplikantët me status ‘Grup fermerësh’ ose ‘SHBB’, sipërfaqja minimale është 1 (një) ha për secilën nga mbjelljet”, thuhet në vendim.

Pagesa për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike, në vlerën deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë/ha për fermer/aplikant, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. Gjithashtu do të ofrohet mbështetje për naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi. Subjektet përfitojnë pagesa në barasvlerë të lehtësimit fiskal për uljen e kostos për naftën, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, sipas kritereve dhe masës së përfitimit, të përcaktuara në këtë vendim. Kulturat bujqësore/grup-kulturat, normativat e konsumit të naftës, për të cilën përllogaritet vlera e përfitimit, janë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Çmimi referencë për naftën është çmimi mesatar për muajin dhjetor 2024, i publikuar nga INSTAT-i.

SUBJEKTET PËRFITUESE DUHET TË PLOTËSOJNË KRITERET E MËPOSHTME:

i. Të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës.

ii. Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave, me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha.

-Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim.

-Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet është, si më poshtë vijon:

i. Deri në 100% të vlerës për fermerët/aplikantët, me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra, referuar aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

ii. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”. -Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet:

i. Për të vlerësuar përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me situatën reale dhe shmangien e lejuar të faktit të verifikuar të kulturave dhe të sipërfaqes së kultivuar, në raport me vlerën e përfituar, e cila është jo më e madhe se 20%.

ii. Në jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 (dhjetë) ha. Çdo subjekt, në rastet kur verifikohet se ka përfituar më shumë se 20% nga vlera për të cilën plotëson kriteret, përjashtohet 3 (tre) vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit. Përfitues për masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë fermerët individualë, grupet e fermerëve, personat fizikë e juridikë, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB).

Next Post
Fundi tragjik i aktorit Gene Hackman, vdiq nga uria dhe jetoi me trupin e gruas së tij në shtëpi për një javë

Fundi tragjik i aktorit Gene Hackman, vdiq nga uria dhe jetoi me trupin e gruas së tij në shtëpi për një javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Vala e të nxehtit rrezikon edhe shëndetin mendor, paralajmërojnë studiuesit

July 1, 2026
Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Në dyvjetorin e vdekjes së Kadaresë: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne

July 1, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

July 1, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë cilat nene kundërshtojnë…

July 1, 2026
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

July 1, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

July 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

July 1, 2026
“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

July 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtetësia nga lindja dhe prova e institucioneve amerikane

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In