• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbështetja financiare për fermerët e Tiranës, Veliaj: Ja 52 mundësitë që të mund të përfitojnë

by Java News
02/03/2018 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fermerët e Tiranës që duan të zhvillojnë aktivitetin e tyre bujqësor apo blegtoral mund të aplikojnë pranë agropikave për të përfituar deri në 50% të vlerës së investimit që do duhet të bëjnë.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural zhvilluan sot një bashkëbisedim me fermerë në Farkë, ku prezantuan mundësitë e përfitimit nga skemat kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, për të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe agrobiznesit.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kjo është mundësi e mirë për zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit në zonat rurale të Tiranës, ndërsa evidentoi lehtësitë proceduriale për të përfituar prej saj. 

“Kush ka një ide në këto 52 kategori, si të shtojë prodhimin, si të blejë makineri, si të ambalazhojë mallin, si të fusë shërbime hotelerie në bujtinën e tij në fshat ose si të marrë certifikimet ISO, kane nje mundesi financimi nga shteti shqiptar. Kush ka një ide mjafton vetëm NIPT-i, karta e identitetit, shkon te zyra e AZHBR-së në Tiranë, ulesh me një nga punonjësit dhe i thua kam këtë ide”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj.

Ai u bëri thirrje të gjithë fermerëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar një mbështetje financiare pa qenë e nevojshme të kthejnë asgjë pas, përveçse të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

“Padyshim një qytetar i thjeshtë e ka kontributin modest duke blerë mall vendi, kurse ju që jeni administratorë, si këtu në Farkë, kërkohet që këto 28 ditë deri në fund të marsit, të jemi në sprint, takime të tilla duhen bërë në çdo njësi. A ka mundësi në çdo fshat për t’u thënë njerëzve, që te zyrat e AZHBR-së për 52 punë në bujqësi jepen lekë falas. Nuk është si kredia në bankë. Nuk ka nevojë për ta kthyer. Ka nevojë vetëm për të treguar faturën”, u shpreh Veliaj.

 Ai kërkoi nga të gjitha njësitë dhe drejtoritë përkatëse që të nisin një fushatë informuese për të gjithë fermerët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të përfituar para për të zhvilluar biznesin e tyre që ka të bëj me fushën e bujqësisë, blegtorisë apo agroturizmit.

“Do kërkoj që duke filluar nga Drejtori i Bujqësisë bashkë me secilin administrator, të ketë takime të ngjashme ku i shpërndan këto broshura. Dikush mund të aplikojë, ose mund të ketë interes vetëm për një nga pikat, mund të ketë të tjerë që mund të kenë interes për 10-12 çështje të ndryshme, qoftë për produkt qoftë për bujtinë. Kështu që, do t’ju kërkoja që të gjithëve, si ata misionarët që shkojnë derë më derë, këtë duhet të bëjmë. Secili deri më derë për t’ju thënë që ungjilli që predikojmë është ky i bujqësisë”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i bashkisë bëri të ditur se procesi i aplikimeve do të jetë edhe një lloj gare se cilët prej administratorëve të njësive do arrijnë të çojnë më shumë fermerë për të aplikuar dhe të thithë më shumë mbështetje financiare.

Ai theksoi se e rëndësishme që aplikimi të merret parasysh është që çdo fermer të tregojë të vërtetën për investimin që kërkon të realizojë.

Ndërkohë, për t’i ardhur në ndihmë fermerëve për të shitur produktet e tyre, Bashkia e Tiranës do të krijojë dhe një pikë tjetër grumbullimi për produktet bujqësore.

“Disa ide i kemi dhe si Bashki dhe kemi folur që të kemi një qendër tjetër grumbullimi. Na rroftë gjithë ky produkt në qoftë se ka vetëm një qendër grumbullimi që është monopol dhe që vendos çmimin si dëshiron dhe kanë eksluzivitet, kjo nuk shkon. Kështu që jemi duke parë për të krijuar një qendër tjetër grumbullimi”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR – së, Frida Krifca ndërsa i bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë, theksoi se ky vit parashikon një buxhet shumë më të madh për tu eksploruar nga fermerët e Tiranës, sidomos për agroturizmin.

“Skema kombëtare e këtij viti ka 52 masa dhe fermeri e gjen veten e vet qoftë në bujqësi, në agroturizëm, në blegtori, në bletari, në agropërpunim, peshkim etj. Po për sa i takon Qarkut të Tiranës ka mundësi që të përfitojnë nga skema për çdo masë përveç peshkimit kështu që mendoj se fermerët e Tiranës duhet të ndjehen të avantazhuar, por edhe të inkurajuar që të investojnë në bujqësi ta shikojnë bujqësinë si një potencial shumë të mirë zhvillimi ekonomik për fermën e tyre, për veten e tyre por edhe për komunitetin e rreth e rrotull”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR – së, Frida Krifca.

Të drejtën e aplikimit për grante e kanë të gjithë fermerët të cilët janë të pajisur me NIPT dhe aplikojnë për Grante deri në datën 28 Mars 2018. Nga skemat e mbështetjes financiare përfitojnë fermerët, person fizik apo juridik, të cilët posedojnë 1 ha tokë ose 0.5 ha sera, një fermë blegtorale me mbi 10 krerë gjedh apo mbi 100 krerë të imëta dhe dëshirojnë të shtojnë aktivitetin bujqësor edhe me një strukturë agroturistike e cila ofron ushqim dhe akomodim (të paktën 6 dhoma).

Next Post
Grabitja në Fier, Ardi Veliu përgëzon policinë: Në kohë rekord ndaluan 3 autorët!

Grabitja në Fier, Ardi Veliu përgëzon policinë: Në kohë rekord ndaluan 3 autorët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

A do ta kthejë Rama krizën në një mundësi të re politike?

July 30, 2026
Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve

Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve

July 30, 2026
Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

July 30, 2026
Masa e sigurisë për Veliajn, avokati britanik: Kemi nisur përgatitjet për Strasburg

Masa e sigurisë për Veliajn, avokati britanik: Kemi nisur përgatitjet për Strasburg

July 30, 2026
Arrestimi i Veliajt/ “Asnjë nga ne sot s’foli sot kundër Dumanit apo SPAK”, Majko ia thotë në sy Berishës: “Non Gratën” ta vunë konservatorët, jo marksistët! Kontraktori që paguan për fushatë…

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, reagon Majko: Krahasimi me Preshevën është ironi…

July 30, 2026
Nga loja tek inovacioni: Fondacioni Vodafone me partnerët e tij mbështet Kampin Veror Inno Kids

Nga loja tek inovacioni: Fondacioni Vodafone me partnerët e tij mbështet Kampin Veror Inno Kids

July 30, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Rrogozhina me Kavajën, Divjaka me Lushnjen… PS propozon hartën e re me 46 bashki: Ja me cilat do të bashkohen 15 qytete

July 30, 2026
Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

July 30, 2026
Sherr me pronarët e kopshtit të fëmijës, procedohet 29-vjeçarja në Tiranë

Edukatorja goditi 2-vjeçarin me shuplakë sepse po qante, detaje nga ngjarja në Tiranë

July 30, 2026
Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Shehaj rrëmbeu dokumentin sekret, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal. Prokurori po verifikon pretendime dhe…

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com