• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

by Alfred Peza
15/10/2021 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas habisë së parë për të gjithë, solli të nesërmen një gëzim të brendshëm tek të përkëdhelurit e tij. Dukeshin të çliruar si pas hedhjes prapa krahëve të xhybes së vjetër të dimrit, kur nisin e dehen shpejt, nga gëzimi që u vjen prej rrezeve të pranverës që troket.

Njërëzit më pranë Kryetarit të PD, ishin edhe më të lehtësuar, duket nga pasha e hijes së rëndë që “lideri historik” lëshonte prej 30 vjetësh mbi seli. Tashmë u dukej, se lëndina që u shfaq në horizontin e së ardhmes së tyre politike, ishte e gjitha tyrja. Por kjo hare nuk zgjati shumë, sepse Sali Berisha nuk është nga ato lloj lisash, që rrëzohet më një të rënë të sopatës. Aq më tepër kur druvari është një rishtar amator si Lulzim Basha, që e ka gjetur vatrën e vet të zjarrit, gjithmonë ndezur në shtëpinë politikë.

Pasi kaluan 5-6 javë nga ky vendim dhe kuptuan se Sali Berisha është ndër ata ish komunistët që nuk dorëzohet kurrë, po shohin diçka që deri dje e kishin marë, si propogandën e kundërshtarëve të tyre politike. Lulzim Basha nuk paska qenë vërtetë këto 8 vitet e fundit, as Kryetari “de facto” i PD, e as lideri real i opozitës shqiptare. Sepse Sali Berisha po u del një trung jo vetëm shumë i vjetër e me plot gunga e nyje, por me rrënjë shumë më të thella, sesa ata e kishin menduar më parë.

Këtu nuk është fjala se ai po bën takime nëpër Shqipëri, sepse si “Foltorja” e tij, janë zhvilluar në këto 30 vjet edhe nga aktivistët e shoqërisë civile dhe drejtues të lëvizjeve të reja politike e jo më të mos bëhen nga njeriu që e ka dominuar për tri dekada skenën politike në këtë vend. Ka disa element të tjerë që i bëjnë mbështetësit e Lulzim Bashës që ta pranojnë vetëm tani, se Lulzim Basha që i ka futur sëfundi në politikë dhe ata e ndjekin se e kanë lidhur karrierën me të, është edhe më i dobët sesa e dinin.

E para, kjo duket nga fakti se megjithëse ka patur në dorë të bëjë dy palë lista kandidatësh për deputetë të PD në zgjedhjet e 2017 dhe 2021, sërisht një pjesë e tyre janë sot kundër tij dhe pro Sali Berishës.

E dyta, megjithëse ka patur në dorë që të përzgjedhi anëtarët e strukturave kryesore drejtuese të PD në 8 vitet e fundit, një pjesë e tyre nuk e mbështesin publikisht por janë strukur duke parë se nga do anojë peshorja e kësaj lufte për të marë më pas anën që i mban sërisht në lojë.

E treta, Lulzim Basha kë një numër shumë të pakët burimesh njerëzore rrotull vetes, me profilin që të zotërojnë siç duhet artin e komunikimit, për ta mbrojtur atë bindshëm dhe me vendosmëri si brenda partisë ashtu edhe në media publikisht.

E katërta, fakti që Sali Berisha kontrollon sot pothuajse të gjitha mediat kryesore opozitare, të cilat bëjnë propogandë të hapur dhe agresive pro tij dhe kundër Lulzim Bashës, dëshmon se kush e ka zotëruar pushtetin real brenda PD, opozitës dhe të së djathtës në Shqipëri.

E fundit, fakti që Lulzim Basha e ka me vete edhe të drejtën e vet, edhe SHBA e Zotin dhe sërisht nuk përpiqet me mish e shpirt ta fitojë luftën finale për karrierën e tij politike, dëshmon se ka një problem të madh. Ai vuan nga mungesa e lidershipit, e cila edhe nëse nuk është e lindur, mund të kultivohej.

Kryetari i PD nuk ka as stofin, as grintën dhe as karizmën për ta arritur këtë. E përveç cilësive i mungon jo vetëm dëshira, por mbi të gjitha uria, për të arritur diçka të madhe me forcat e tij në jetë. Për aq kohë sa ato që ka arritur kanë dhuruar duke fjetur, duket se tani është shumë vonë për tu zgjuar, e për tia filluar nga e para diçkaje as që ia ndjen mungesën.

E sigurtë është vetëm një gjë në gjithë këtë histori: Sali Berisha dhe askush tjetër prej më shumë se një shekulli, nuk e kanë fituar dhe as do ta fitojnë për shumë kohë, duelin e tyre me SHBA. Ai është i djegur dhe ajo që po bën, më shumë sesa do i rithejë atë që kishte para se të futej në listën e zezë, thjeshtë po shërben për ti bërë mbështetësit e Lulzim Bashës që ta kuptojnë sesa i dobët është.

Pavarësisht kësaj, berishistët do vijojnë të bërtasin nëpër salla takimesh dhe studio televizive; “Dum Babën”. Kjo është një histori e vjetër në këtë vend, që nisi me Haxhi Qamilin, për të vijuar me zogistët, enveristët e deri tani tek mbështetësit e verbër ose të kapur të Sali Berishës. E mira e kësaj që po ndodh është se mbështetësve të Lulzim Bashës po i del “droga”, ndaj nëse duan që të vijojnë rrugëtimin e tyre të gjatë në politikë, duhet ta zgjojnë nga gjumi kryetarin që i ka mbetur vula e PD në dorë!

Next Post
“Dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë në qershor”, Borrel: Palët të shkojnë Bruksel të përgatitura mirë!

'Der Standard' ka kritikuar qëndrimin e BE për tensionet në Kosovë: Postimet e Josep Borrellit duket se po i shkruan Beogradi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

September 16, 2026
Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

September 16, 2026
Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

September 16, 2026
NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

September 16, 2026
Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

September 16, 2026
Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen online nëpërmjet portalit E-Albania

Ankimimi i “Paketës së Maleve”, Gjykata Kushtetuese e kalon çështjen për shqyrtim në seancë plenare! Pezullim deri në…

September 16, 2026
Reali merr fitoren e vuajtur në ‘frymën e fundit’, e nderon talenti i akademisë!

Reali merr fitoren e vuajtur në ‘frymën e fundit’, e nderon talenti i akademisë!

September 16, 2026
Hegseth: SHBA nuk e përjashton përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit -

Lufta në Iran/ Kongresmeni amerikan kërkon shkarkimin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth!

September 16, 2026
Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për Thaçin, organizim pak orë përpara vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për Thaçin, organizim pak orë përpara vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK

September 16, 2026
“Italia është alter egoja jonë europiane”- Hapet Konsullata e Shqipërisë në Napoli, Rama: Derë mes dy realiteteve të ngjashme! Partneritet strategjik mes vendeve tona

“Italia është alter egoja jonë europiane”- Hapet Konsullata e Shqipërisë në Napoli, Rama: Derë mes dy realiteteve të ngjashme! Partneritet strategjik mes vendeve tona

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com