• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Teknologji

Mbështesim sipërmarrësit e së ardhmes!

by A R
17/10/2019 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bruksel, 17 Tetor. Data 20 tetor shënon evenimentin e përvitshëm të Ditës Europiane të Mikrofinancës. Në këtë edicion të pestë, po organizohen aktivitete në të gjithë Europën përgjatë gjithë muajit Tetor. Nga Dublini në Athinë dhe nga Kadizi në Varshavë, institucionet e mikrofinancës festojnë së bashku kontributin e këtij sektori në luftën globale kundër përjashtimit social dhe financiar. Duke luajtur rolin e shtyllës kurrizore të këtyre iniciativave në nivelin e Bashkimit Europian, Rrjeti Europian i Mikrofinancës (EMN) dhe Qendra për Mikrofinancën (MFC) gjithashtu organizuan një aktivitet në datën 17 tetor në Bruksel.

Me pothuajse 100,000 huamarrës aktivë dhe portofol total prej rreth 235 milion Euro, mikrofinanca shqiptare gjithashtu ka ndikuar në ndryshimin e rregullave kur vjen fjala për sipërmarrjen. Duke u dhënë akses në financime edhe atyre segmenteve që nuk shërbehen dot nga sistemi bankar, duke u ofruar gjithashtu këshillim biznesi të personalizuar, mikrofinanca shqiptare i mbështet në kuptimin e plotë të fjalës sipërmarrësit e së nesërmes dhe adreson vështirësitë që ata kanë gjatë procesit të kredimarrjes.

Gjithsesi vlerësohet që të paktën 40% e popullatës shqiptare nuk ka asnje akses bankar dhe financiar. Kjo kategori, e cilësuar si “e pashërbyer financiarisht”, janë njerëz që pavarësisht nga mosha dhe formimi, për shkak se jetojnë në zona të largëta, nuk mund të marrin kredi, dhe si rezultat nuk kanë mundësi të nisin asnjë aktivitet privat.

Në një sektor relativisht të ri, ku shumica e institucioneve të mikrofinancës janë themeluar gjatë dy dekadave të fundit, eksperienca ka treguar efektivitetin e tyre financiar në terma afatgjatë. E njohur ndërkombëtarisht si një armë e fuqishme kundër përjashtimit dhe papunësisë, mikrofinanca po integrohet gradualisht në politikat publike. Më e rëndësishme, kjo arrihet duke kontribuar në Objektivat për një Zhvillim të Qëndrueshëm, përsa i takon punës së ndershme, reduktimit të pabarazive, dhe formimit cilësor financiar nëpërmjet spektrit të trajnimeve të ofruara nëpërmjet sektorit të mikrofinancës në formën e shërbimeve jo-financiare.

Në lidhje me Ditën Europiane të Mikrofinancës (DEM)

E prezantuar në vitin 2015 si një instrument për promovimin e impaktit të sektorit të mikrofinancës në Europë, e parë nga perspektiva sociale dhe ekonomike, objektivat kryesore të DEM janë:

  • Të rrisë shkallën e ndërgjegjësimit tek qytetarët europianë në lidhje me ekzistencën e mikrofinancës dhe vlerat e saj në luftën kundër papunësisë dhe përjashtimit social.
  • Të marrë vëmendjen e mediave europiane mbi faktin sesi mikrofinanca mbështet të papunët dhe ata qytetarë që janë përjashtuar nga sektori financiar tradicional.
  • Të mundësojë shkëmbimin e eksperiencave brenda sektorit, duke i dhënë vizibilitet anëtarëve të rrjeteve EMN & MFC.
  • T’u japë mundësinë anëtarëve të tyre që promovojnë arritjet dhe misionin e tyre në nivel shtetesh.

Në lidhje me Shoqatën Mikrofinanca Shqiptare (AMA)

Aktive prej 1992, Mikrofinanca shqiptare ka arritur të kthehet në një partner real zhvillimor për ekonominë sipërmarrëse shqiptare dhe në veçanti, në zonat rurale e bujqësore, të cilat ende sot e kësaj dite mbeten të pa-shërbyera nga sektori bankar. Shifrat flasin vetë: me një staf prej 1.268 personash në fund të vitit 2018, portofoli i kreditimit të anëtarëve të saj i ka kaluar 180 milion euro nga i cili përfitojnë rreth 100 mijë fermerë e sipërmarrës të vegjël të shpërndarë anembanë vendit.

Next Post
“Të enjten takohem me Vjosën dhe Mustafën”, mesazhi i Kurtit për qytetarët

Ankohet 'Vetëvendosje': Po vonohet numërimi i votave të emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 5, 2026
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

May 5, 2026
Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

May 5, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

May 5, 2026
Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

May 5, 2026
“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

May 5, 2026
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

May 5, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In