• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbërriti Brexit!

by A R
31/01/2020 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pika e moskthimit të Brexit tashmë mbërriti. Nga nesër Britania e Madhe dërgon në arkiva pak më shumë se 47 vjet të historisë së përbashkët me Bashkimin Europian.

Histori e një partneriteti brilant dhe shpeshherë kontradiktor, por jo pa përfitime reciproke, u kthehet mendimeve hipotetike mbi një të ardhme të pasigurt dhe të papërcaktuar për fatin e ishullit.

Por, çfarë ndryshon në të vërtetë?

Në një vështrim afatshkurtër asgjë duke pasur parasysh se shkëputja nga rregullat aktuale nga tregu i përbashkët, zakonet e përbashkëta, lëvizja e lirë e njerëzve, juridiksioni i Gjykatës Europiane të Drejtësisë do të jenë aktualisht të pandryshueshme, deri në fund të periudhës së tranzicionit të butë, që përkon me datën 31 dhjetor 2020.

Numërimi mbrapsht

Ora 23:00 britanike dhe mesnata( 00:00) e Europës Qendrore të 31 janarit po afron. Nga një minutë në tjetrën dhe mbi tre vjet e gjysmë nga fitorja e referendumit të vitit 2016 (1 317 ditë për saktësi) Londra dhe Brukseli gjenden të ndara, megjithëse do të ruajnë ende ”status quo”-në për të paktën 11 muaj, në pritje të negociatave me parametrat e rinj të raporteve mbi tregtinë dhe sektorë të tjerë.

Si efekt të menjëhershëm, Bashkimi Europian do të ketë 66 milionë qytetarë më pak dhe do të humbasë për herë të parë një vend në historinë e tij të zgjerimeve të njëpasnjëshme: duke e gjetur veten me 446 milionë banorë dhe me 5,5% territor më pak.

Institucionet 

Rënia e simboleve britanike do të përcillet edhe në pallatin e Brukselit, larg flamujve europianë duke vendosur perden e një epoke të re.

Britania e Madhe kthehet të jetë një vend i tretë, siç kishte qenë para vitit 1973, duke larguar nga Parlamenti Europian 73 deputetë, duke lënë vende të lira për anëtarët e klubit të vjetër dhe duke i mbajtur ”të ngrira” për anëtarët e ardhshëm nga Ballkani (27).

Londra do të duhet të heqë dorë nga Komisari Europian dhe do të largohet menjëherë nga mbledhjet e 27 anëtarëve të tjerë.

Kryeministri Boris Johnson nuk do të jetë më i ftuar në Këshillin Europian.

Qeveria e tij dhe diplomatët britanikë nuk do të marrin më pjesë në asnjë takim dhe nuk do të mbajnë më asnjë  fjalim për vendimet e marra, sado që do të vazhdojnë të kontribuojë në buxhetin e Komunitetit deri në rraskapitje e tranzicionit.

Qytetarët britanikë do të jenë të përjashtuar nga të gjitha garat për postet e zyrtarëve të BE-së.

Të drejtat e qytetarëve

Një nga temat më delikate të divorcit, është ajo e lëvizjes së lirë së qytetarëve si dhe problemet që do të hasë shkëputja nga BE.

Vlerësohet se në Britaninë e Madhe jetojnë 3,6 milionë qytetarë të vendeve të BE-së, ndërsa qytetarë britanikë të shpërndarë në të gjithë kontinentin europian mendohet të jenë 1,2 milionë.

Sipas marrëveshjes së divorcit, të gjithë emigrantët e regjistruar si rezident deri më 30 qershor të vitit 2021, do të mbajnë reciprokisht të njëjtat të drejta që kanë pasur deri më sot, sikurse Brexit të mos ekzistonte.

Me të ndalimin e lëvizjes së lirë në 2021 dhe prezantimin e rregullave të reja sipas një regjimi të imigracionit britanik, pritet të ketë një mosbarazim thelbësor midis qytetarëve europianëve dhe qytetarëve ekstra Schengen.

Pritet që në kufijtë britanikë të aplikohet hyrja me pasaporta të detyrueshme dhe jo më karta identiteti, rregulla më të rrepta për të qëndruar në punë si dhe rregulla më të lehta mbi vizat për turistët.

Negociatat

Negociatat për ndarjen nga BE kanë përfunduar. Ekipi negociator europian i kryesuar nga Michel Barnier në muajt e ardhshëm pritet të diskutojë marrëdhëniet e ardhshme me ”Downing Street”, të udhëhequr nga David Frost.

Bisedimet priten të fillojnë në muajin mars, por komisioneri Barnier po planifikon që tani oraret e ngjeshura të takimeve delicate që priten të zhvillohen.

Pritet që diskutimet më të rëndësishme të jenë ato të marrëdhënieve tregtare.

Kryeministri Johnson do të synojë tregtinë e lirë me të 27 vendet, “zero detyrime dhe kuota zero”,  por koha nuk premton, detajet teknike janë komplekse, me pengesa dhe konflikte të shumta të paparashikueshme.

/ANSA

Next Post
Çfarë është Libra, monedha e Facebook dhe portofoli Calibra

Facebook "djeg" në bursën e Wall Street 50 miliardë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In