• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbërrin prova për fajësinë e Pinochetit, po kujt i duhet vallë?

by
18/10/2015 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një thënie: Nëse do ta sulmosh mbretin, sigurohu se do ta vrasësh. Në rastin e diktatorit kilian, gjeneralit Augusto Pinochet, pesë presidentë amerikanë – prej Jimmy Carterit e deri tek George W. Bushi – kishin një armë potencialisht vdekjeprurëse për ta përdorur kundër tij, por kurrë nuk e përdorën. Kështu ndodhi deri javën e kaluar, kur Departamenti i Shtetit publikoi dokumente, të cilat ofronin dëshmi bindëse se prej vitit 1978, Pinochet kishte dhënë urdhër për kryerjen e një akti terrorist në Ëashington D.C, si dhe vrasjen e Orlando Letelierit dhe një amerikaneje, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e Newsweek.

E shtëna më në fund u shkrep, por mbreti ka vdekur moti. Pinochet sundoi Kilin për 17 vjet dhe vdiq në shtratin e tij më 2006, ende nën hetime gjyqësore për shkeljen e të drejtave të njeriut, ndonëse nuk u shpall kurrë fajtor.

“Një gjë e tillë do të kishte pasur ndikim katastrofik mbi Pinochetin”, thotë ambasadori kilian në SHBA, Juan Gabriel Valdes. “SHBA-ja ka mundur ta ndryshojë historinë thjesht duke e akuzuar përgjegjësin për një krim të kryer në kryeqytetin e saj, gjë për të cilën ka pasur tërësisht të drejtë dhe kompetenca”.

Pozita e Pinochetit si komandant i forcave të armatosura të Kilit do të ishte bërë “e paqëndrueshme”, ka thënë Valdes. Zbulimi i atyre informatave do të kishte dërguar porosi të qartë tek kilianët dhe armata kiliane se SHBA-ja nuk e konsideron më të pranueshëm Pinochetin.

Kthimi i Kilit në demokraci – që përfundimisht ndodhi më 1990 – do të kishte qenë shumë më i shpejtë dhe “mbase do të kishte ndodhur pa Pinochetin”, ka thënë Valdes në vazhdim.

 

Krimi që përfshin Pinochetin ka ndodhur më 21 shtator të vitit 1976. Një autobombë e vendosur nga një agjent kilian vrau Letelierin dhe Ronni Moffittin, derisa vozisnin nëpër sheshin “Massachusetts” në Washington DC. Bashkëshorti i Moffitt, që punonte për Letelierin, ishte po ashtu në veturë dhe i mbijetoi sulmit. Letelier ishte ish-ambasador i SHBA-së dhe kishte shërbyer si ministër i Jashtëm dhe ministër i Mbrojtjes në Qeverinë majtiste të presidentit Salvador Allende, që u rrëzua përmes një puçi të drejtuar nga Pinocheti, më 1973. Letelier, në ekzil në Washington, pasi që kishte kaluar një vit në kamp përqendrimi, kishte qasje në qarqet e pushtetit në Washington. Ai ishte zëri më me ndikim i SHBA-së në kundërshtimin e diktaturës së Pinochetit…

Next Post

Cibona e mposht Partizanin me flamur të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani

Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen

February 20, 2026
EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

February 20, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

February 20, 2026
Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

February 20, 2026
“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

February 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In